“ Më ka hedhur rërë në gjellë” vjehrra denoncon nusen në policinë e Tiranës: Më ka bërë magji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ti nuk di të bësh punët e shtëpisë. Ti nuk di si vendoset lavatriçja. Ti nuk di të hekurosësh. Ti nuk di të gatuash. Ti më ke hedhur qëllimisht rërë në gjellë”.

Këto fjali nuk janë shkëputur nga komedia 14 vjeç dhëndër e përshtatur në kohët e fundit. Por i përkasin një kallëzimi penal në policinë e Kombinatit që ka ndërhyrë pasi një qytetar ka telefonuar për grindjen me zë të lartë që po ndodhte në oborrin e shtëpisë së tyre. Sharjet e vjehrrës dhe mallkimet e nuses janë mbyllur sapo ka mbërritur policia, ndërsa gruaja me inicialet G. V. ka kërkuar që t’ia marrin kallëzimin në shtëpi “pasi ishte shumë plakë dhe nuk lëvizte dot”. Për këtë arsye burimet sqarojnë se dëshmitë u morën në rrethana të pazakonta në banesën e nuses dhe të vjehrrës, ku veç tyre sapo është njoftuar për vizitën, ka mbërritur edhe djali i shtëpisë që shpjegoi se realisht në thelb të përplasjes mes dy grave ishte refuzimi i të ëmës për të pranuar nusen e tij. Por e moshuara, 76 vjeç nuk ka hequr dorë dhe ka këmbëngulur që t’ia marrin denoncimin pasi sipas saj jeta i është bërë e padurueshme që kur nusja ka hyrë në shtëpinë e saj plot 15 vite më parë.

Jam plakë, nuk vij dot në komisariat. Bëtë mirë që erdhët, kështu që dijeni se kam që në vitin 2005 që dhunohem nga nusja e djalit. Nusja më ka hedhur rërë në ushqim në një rast dhe nuk tregova, e qepa gojën. Madje njëherë më mori aparatin e tensionit dhe syzet dhe m’i ndërroi qëllimisht, ndaj kam probleme me sytë dhe aparati që ka vënë nuk punon”.

Policia deklaron për gazetën Si se grindja mes të moshuarës dhe nuses së djalit është një episod shumë i njohur për ta. “Kohë më parë G. V erdhi në komisariat dhe solli listën e sendeve që pretendonte se nusja ia ka vjedhur. Këmbënguli se i kishin ndërruar bravat e shtëpisë që ajo mos të hynte dot në dhomë dhe të largohej në azil.

“Kur zbulova që nusja më hedh rërë në ushqim, njoftova ambulancën dhe jam e bindur që e bën rregullisht. Nusja nga ana tjetër nuk di të gatuajë. Nuk di të bëjë asgjë. Jam moshë e thyer dhe ngrihem i bëj vetë të tëra. Ne grindemi për pastërtinë e shtëpisë”, shpjegon e moshuara që insiston se marrëdhëniet e këqija mes tyre kanë qenë të tilla që në krye të herës.

Lexo edhe :  Zaçaj: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses detyrim për të gjitha institucionet

Nusja

Por nusja ka hedhur poshtë qëndrimin e vjehrrës së saj. L. V e moshës 40 vjeç  i tha policisë se vjehrra ka bërë gjithçka për ta ndarë.

“Unë me burrin jetojmë të veçuar në një dhomë, aty hamë aty flemë. Vetëm banjën e kemi të përbashkët. Vjehrra po bën të pamundurën që të na ndajë. Në fillim priste që ne të lindim fëmijë, por nga martesa nuk qe e mundur të bëheshim prindër. Ajo ma hedh fajin mua që s’kemi fëmijë dhe ndaj sajon të gjitha këto”.

Policia e cila ka sekuestruar aparatin e tensionit dhe syzet për të cilat e moshuara pretendon se i janë zëvendësuar nga nusja që ajo mos të shikojë mirë e mos ta masë mirë tensionin e pyet nusen.

Agjenti: A ia ke ndërruar aparatin e tensionit dhe syzet vjehrrës G. V?

V: jo, nuk kanë ç’më duhen syzet e vjehrrës dhe as aparati i tensionit. Ajo po sajon gjëra të paqena, dhe këtë gjë e bën pasi nuk i pëlqej si nuse për djalin. Ajo nuk dorëzohet. Kam dashur ta denoncoj vetë, por e kam duruar pasi është grua plakë.

E ndodhur në kushtet kur të dyja gratë akuzojnë njëra-tjetrën dhe kur e moshuara pretendon se po i mbyllin derën që ta përzënë, agjentët kanë marrë edhe dëshminë e djalit. Ai ka mbajtur krahun e bashkëshortes tregoi burimi policor i gazetës Si.

“Jo vetëm nëna, por familja në tërësi nuk qe dakord për martesën. Kur nusja hyri në shtëpi filluan grindjet, në fillim e akuzuan se mungonin filxhanët dhe sende pa vlerë. Pastaj më higjienën, se sipas tyre nusja ime nuk dinte të lahej në dush, nuk dinte të vinte lavatriçen. Pastaj e shanin o magjistare. Familja ime është e bindur që nusja më ka bërë magji, por kjo nuk është e vërtetë”.

Në përfundim policia deklaron se do të pyesë edhe anëtarët e tjerë të familjes, por pavarësisht rezultateve çifti është këshilluar që të dalë nga banesa e të moshuarës dhe të jetojnë të pavarur.

Të fundit

Pesë fruta që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi...

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor....

Si e rrëmbeu Basha faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re!

Në programin e drekës në News24 po diskutohet në lidhje me krimin zgjedhore dhe rolin që kanë në këtë aspekt rrjetet sociale. Drejtori i Acromax,...

Greqia në protestë, turma të mëdha ‘derdhen’ në rrugë e sheshe (FOTOT)

Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore...

Votim elektronik në njësinë 10 dhe në Vorë, PD ngushton mundësitë, por në fund pranon

KQZ nuk do të organizojë votim dhe numërim elektronik në 10 njësi, siç kishte parashikuar. Por ky model do të aplikohet vetëm në dy...

Lajme të tjera

Web TV