Paralajmërimi i IGJEUM: Reshje intensive në qarkun e Shkodrës, ja sa shkojnë temperaturat të dielën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

IGJEUM paralajmëron se nivelet e ujit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna do të vazhdojnë të jenë të larta.

Sipas llogaritjeve nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet rritje e prurjeve, por nuk pritet rrezik i shtuar nga përmbytjet. Nga intensiteti i lartë i reshjeve, mund të vërehen vërshime të shkurtra lokale në zonat malore ose qendrat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike,  dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31)  priten reshje intensive në qarkun e Shkodrës dhe mesatare në qarqet e tjera. Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në verilindje dhe juglindje të vendit, reshjet mund të jenë në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 600m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C

në vendet e ulëta: 8 / 12 °C

në vendet malore: 2 / 8 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

 

Të fundit

Del fotoja e 21-vjeçarit që vrau 10 persona në Austri, i shkroi nënës

Është publikuar fotoja e 21-vjeçarit Arthur A., autor i masakrës që tronditi Austrinë një ditë më parë, kur ai...

Deputeti demokrat: PD nuk na mbështeti në fillim për rinumërimin e votave

Lisandër Hoxha, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se partia e tij nuk e...

“Treni bullgar, shpikje e PD! Rihapja e kutive nxorri blof demokratët”

Avokati Edmond Petraj thotë se treni bullgar është një shpikje e PD, për të justifikuar humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në...

U godit një plumb në kokë, ish-polici shqiptar vdes pas 3 ditësh agoni

Fatos Cenaj vdiq sot, më 11 qershor, pas tre ditësh agoni. Ish-polici i burgjeve vite më parë në Shqipëri u gjet i pajetë në...

Shqipëria mori dritën jeshile nga BE, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi u njoftua se Shqipëria ka marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4. Përmes një postimi...

Lajme të tjera

Web TV