‘E fshiva në sekonda!’/ Rudina Hajdari flet për gafën që bëri bujë! Ne vajza jemi, dhe e ulim moshën por këto janë media malinje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politikania e njohur Rudina Hajdari është ‘ballafaquar’ me gafat e saj! Teksa ishte e ftuar në episodin e radhës të emisionit EXPULS, Hajdarit iu shfaqën në ekranin e madh fotot e lajmeve të ‘Dosja.al’ të cilat pasqyronin lapsuset që vetë depuetetja ka bërë në rrjetet sociale, intervistat apo daljet publike.

Për gabimin e bërë në ‘Twitter’ ku iu drejtua mikut të saj si biseksual, Hajdari u shpreh:

‘Këtu ka media malinje, sepse në momentin që e vura në Tëitter ishte në fragment sekondi. Po panë dicka turren të gjithë. në telefona ka autokorrekt, në momentin e parë ishte bisedë dhe e bëri në mënyrë automatike në atë fjalë. Nuk ka nevojë për llogjikë të madhe se ishte një gabim, u fshi në sekonda. Mediat e kanë bërë me keqdashësi. Kjo është një mënyrë shumë e shëmtuar.’– u shpreh Hajdari.

Ndërsa për ‘lapsusin’ ku ngatërron moshën ajo u shpreh:

‘Kjo për shembull është për të qeshur. Ka ca gjëra për të qeshur, jam mësuar të them politika 30 vjeçare dhe më është bërë goja 30 vite dhe kjo më bëri të harroj moshën time. Plus ne vajza jemi dhe e ulim moshën.– tha më tej ajo.

Ndërsa për lapsusin e bërë në Facebook, ku shkruan gabim fjalën Nisma, ajo u përgjigj:

Kjo nuk ka qënë gafë, por vdesin ta përdorin fjalën gafë. Nuk është gjë e madhe kjo. Dihet se nuk është sekret i madh kam ikur nga Shqipëria që e vogël’

Ajo që vlen të thuhet është se media ‘malinje’ siç u quajt nga Hajdari nuk ka hiperbolizuar asgjë! Thjesht ka transmetuar te publiku atë që ka parë dhe dëgjuar!

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV