Kush fiton Tiranën fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Arben Tafaj si nënkrytatr i PAA pritet të jetë kandidat i kësaj poretie në qarkun e Tiranës. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Tafaj tregon për organizimin e punës në këtë qark.
A ka vlerë fakti që nga 17 anëtarë që ka kabienti duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, 12 prej tyre kanë lindur në Tiranë dhe vetëm 5 jashtë Tiranës? Për Arben Tafajn që është edhe kryetar i shoqatës “Tirana” nuk të bën me vlerë pse ke lindur në Tiranë, por se sa bën ti për Tiranën.
–Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kryeministri i 33-të që është Edi Rama ka në kabinetin e tij 12 anëtarë nga Tirana dhe vetëm 5 prej tyre nuk janë nga Tirana. A ka ndodnjë domethënie kjo?
-Nuk ka absolutisht asnjë lloj domethënie sepse të lindësh në Tiranë, por edhe të jesh tirans autokton në vetvete nuk përbën asnjë gjë. Të përfaqësosh Tiranën duhet të jesh një njeri që jo thjesht të kesh lindur në Tiranë, por edhe t’i kesh premisat, shtysat, t’I kesh të gjitha resurset e tua dhe nëpërmjet këtij komuniteti, nëpërmjet punës që ke bërë me ta. Zoti Rama pjesën dërrmuese i ka që nga bashkia e Tiranës , ata që e betonizuan Tiranën , ju dhe unë, dhe të jithë bashkë kemo thënë që çjanë gjithë këto ndërtime në Tiranë. Ajo fjala “çun Tirone” ne po na ndjek hap pas hapi dhe po na penalizon. Se boll që të lindësh në Tiranë dhe quhesh “çun Tirone”. Mund të jesh edhe tirons autokton, por nëse ty nuk të lidh shpirti me këtë qytet, nëse ti nuk ke aktivitet ndaj këtij qyteti, ti nuk je kurrkushi./Fjala.al/Ke.Ba