“Donzhuani” shqiptar/ I martuar 18 herë me gra nga e gjithë Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asllan Shuli, nga fshati Grabjan i Lushnjes nuk është veshur kurrë si dhëndër edhe pse është martuar 18 herë. Martesën e tij të parë e ka lidhur kur ishte 18 vjeç, kurse të fundit 44 vjeç. Jeta e tij nuk ka qenë aspak e lehtë, për shkak te gjendjes së rënduar ekonomike shumë gra kanë preferuar të ndahen prej Asllanit.

GAZETARJA: Nga i ke pas bashkëshortet?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato nga Vlora deri në Lezhë.

GAZETARJA: Zonjat ndaheshin nga ekonomia, apo pate arsye xhelozie?

A.SHULI: Xhelozie.. po të merresh me tjetrin dale njëherë.

GAZETARJA: Të kanë tradhtuar?

A.SHULI: Po, pra ajo është punë më kanë tradhtuar. Unë e mbaja si ajo tradhtonte.

GAZETARJA: Po si e kuptove që të tradhtonte?

A.SHULI: Po kuptohet ajo, gruaja nuk i afrohet më burrit dhe tjetrit i afrohet.

GAZETARJA: Nga këto 18 gra ndonjërën e more me dashuri?

A.SHULI: Me dashuri kam marrë 6 unë.

GAZETARJA: Në gjendje civile sa martesa ke lidhur?

A.SHULI:12 herë jam martuar në gjendje civile, ndërsa me 6 jo nuk kam shkuar në gjendje civile.

GAZETARJA: Dasma ke bërë?

A.SHULI: Jo, unë i kam marrë kështu.

GAZETARJA: Ia mban mend emrat?

A.SHULI: Dashuria e parë ka qenë Esmaja nga Gradishti.

GAZETARJA: E dyta?

A.SHULI: Lavdije.

GAZETARJA: E treta ?

A.SHULI: Nuk mbaj mend di vetëm emrin e kësaj që kam në shtëpi. Dashuri e ka emrin. Kam 25 vjet martuar me këtë.

GAZETARJA: Nga këto 18 gratë kush ka qenë më e bukura?

A.SHULI: Më e bukura ajo e para nga Gradishti.

GAZETARJA: Po më punëtorja?

A.SHULI: Etleva.

GAZETARJA: Po si i bëje për vete?

A.SHULI: Po ja flisja me to, i mbushja mendjen dhe e çoja në shtëpi.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

GAZETARJA: Po martesa më e shkurtër cila ka qenë?

A.SHULI: Ku mbahen mend ato, 6 muaj ose 1 vit dhe më pas iknin. Vetëm ajo nga qyteti Stalin ka qëndruar 7 vjet.

GAZETARJA: Përse iku?

A.SHULI: Berta iku se ndodhën rrëmujat dhe e vranë.

Dashurinë e tij të vërtetë, Asllani e gjeti 25 vite më parë. Gruaja e 18 që ka emrin Dashuri i ka dhënë familjen që ai kish ëndërruar. Asllani thotë që është bërë baba 5 herë, ose të paktën vetëm 5 fëmijë e kanë njohur si baba, të tjerët kanë ikur me nënat e tyre që kur ata ishin ende te mitur. Asllani dhe Dashuria jetojnë vetëm me 100 mijë lekë të vjetra, këto para sipas tyre nuk mjaftojnë për ilaçet që ata kanë nevojë. Ata kërkojnë që shteti dhe shoqëria t’i ndihmojë sa do pak të ketë mundësi./TCH

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV