Foto/ Ky është djali që përdhunoi gjyshen 89-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dëshmisë tronditëse të gjyshes 89-vjeçare, e cila u përdhunua nga nipi i saj, policia ka arrestuar 36-vjeçarin Sajmir Meçani duke e akuzuar për dy vepra penale, “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pikërisht në banesën e gjyshes, ku sipas policisë, 36-vjeçari, dyshohet se ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me të moshuarën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në dëshminë e saj tronditëse e moshuara tregoi se çfarë kishte ndodhur. “Më ka rrahur. Më bëri si do vetë. Më torturoi. Punën e vet”, tha mes lotësh 89-vjeçarja.

Ndërsa djali i saj, tregoi se ngjarja kishte ndodhur kur nuk ishte në shtëpi dhe kur kishte mbërritur në shtëpi e kishte gjetur të moshuarën të zhveshur.

Të fundit

‘Trump shpëtoji serbët’, pse Vuçiç dhe Dodiku po ‘vrapojnë’ pas presidentit amerikan

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit...

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se 200 mijë lekë në muaj. Sipas...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që...

Lajme të tjera

Web TV