Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë: 2 në 3 persona, nuk e kuptojnë fare se janë infektuar sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Covid-19 vijon të përhapet me ritme shqetësuese kudo në botë, e po ashtu edhe në vendin tonë, ajo që të gjithë interesohen të dinë është nëse mund të riinfektohemi sërish me Covid dhe nëse kjo shkakton apo jo një formë të rëndë të sëmundjes.

Në lidhje me këtë çështje, mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e mirë.

Madje, sipas mjekut, dy në tre persona të riinfektuar, as nuk e kuptojnë fare se kanë rënë sërish në kontakt me COVID.

Postimi i plotë i mjekut:

Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.”
Cit.: Robert Kennedy
Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!
Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.

Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.
Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.

Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim.
Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët.
Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.
Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (New York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese:
Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2.
Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).
Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi:
32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30)
97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30)
185 raste kishin evidencë të dobët.

Lexo edhe :  Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku

NUMRI I CIKLEVE TË AMPLIFIKIMIT KA RËNDËSI THELBËSORE
Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim:
84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë).

34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik.
9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim.
Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.
Të dhëna të tjera kyçe:
1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19.
2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19.

Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19.
Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje.
Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3)
Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.
Përfundime të rëndësishme të studimit:
Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive.

Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit.
Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.
Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara.
Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV