Shkodra nën ujë! Dy rrugë të bllokuara

Për shkak të reshjeve të shiut situata në Shkodër është rënduar ku niveli i ujit është shtuar në tokat bujqësore, ndërsa është bllokuar rruga e Muriqan-Goricë dhe aksi Dorragjat-Shirq në vendi e quajtur Urrelat e Shirqit ku niveli i ujit arrin në 130-150 cm.

 

Rruga e Obotit vijon të jetë e përmbytur dhe mund të kalohet vetëm me makinat e ushtrisë. Edhe në Dajç ka ende sipërfaqe të përmbytura ku uji ka ardhur deri tek oborri i banesave por shtëpitë nuk janë përmbytur.

 

Nën ujë janë 1350  ha tokë bujqësore e përmbytur kryesisht fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj dhe Pentar, ku në disa vende niveli i ujit arrin deri në 2 metra.