Tafaj: Ja programi i PAA për bujqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në qendër të programit politik të Partisë Agrare Ambientaliste është bujqësia. Por çfarë specifike ka dhe do ketë nëse opozita vjen  në pushtet, pjesë e së cilës është edhe PAA? Nënkryetari  i saj Arben Tafaj deklaron:

-Nëse PD fiton zgjedhjet, çfarë do bëjë PAA në lidhje me bujqësinë?

Do të jetë fat për zotin Basha që zoti Duka të jetë ministër i Bujqësisë në qeverinë e tij. Ka të gjitha ato cilësi që thatë ju, dhe është njeri që nuk ka dështuar kurrë në jetën e tij. Por ajo që ne na motivon është fakti që PD në programin e saj i cili do kthehet në programin e opozitës së bashkuar, do të unifikohet, do të ristrukturohet, ka tamam pikat kryesore që kemi propozuar ne. Propozimi jonë i parë ishte dyfishimi i fondeve për bujqësinë. Nga 110 në 220 milionë euro. Propozimi jonë i dytë ishte heqja e akcizës së naftës për fermerët.

-E hoqi PS këto ditë.

-E di, e di, por kishte 8 vjet kohë për ta hequr.

-Megjithatë e arriti.

-Megjithatë po ju them unë juve, edhe kështu siç është bërë nuk është në rregull sepse ata që do përfitojnë nga heqja e akcizës do të jenë të regjistruar me numër nipti i cili do t’i pengojë fshatarët. Nipti ka dhe karakter zonal. Nuk do përfitojnë realisht ata që kanë nevojë. Ndërsa Basha në programin e vet ka thënë do e ul çmimin e naftës për të gjithë 240 lekë të vjetra. Është absolutisht e thjeshtuar si skemë. Do unifikohet TVSH-ja në bujqësi. Sot me këtë lloj TVSH-je është e disfavorizuar sipërmarrja e vogël. Janë propozime të cilat i ka shkrirë në programin e saj dhe do jenë nesër program i opozitës së bashkuar.  /Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Këngëtari i njohur në gjendje kritike / Dyshime për sabotim brenda burgut

Këngëtari i njohur amerikan, R. Kelly, është dërguar me urgjencë në spital pas një mbidoze të dyshuar me ilaçe...

Evropa për Serbinë, me shpresën e vakët dhe realitetin e hidhur

Nga Leonard Veizi Lajmet nga Beogradi vijnë të përziera me arrogancë dhe vetëbesim: “Serbia do të fitojë. Gjërat po ndryshojnë në botë”, thotë Aleksandar Vuçiç,...

Ç’ndodh nëse goditen depozitat e uraniumit në Iran? Ekziston rreziku i një bombë atomike?

Ashtu siç ndodhi me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe përfshirjen, në atë rast, të vendeve të centraleve bërthamore civile në Zaporizhzhia dhe gjithashtu...

Irani tjetër kërcënim ndaj SHBA-ve: Nëse ndërhyjnë, do të hakmerremi ndaj agresorëve!

Irani ka lëshuar një tjetër kërcënim ndaj SHBA-së, ndërsa Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konfliktin në Lindjen e Mesme. Zëvendësministri i Jashtëm,...

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të japë ndikimin e saj tek...

Lajme të tjera

Web TV