Franca kufizon vaksinën antiCovid të AstraZeneca-s për moshën mbi 65 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti shëndetësor francez ka thënë se vaksina antiCOVID e AstraZeneca duhet t’u jepet vetëm njerëzve të moshës nën 65 vjeç.

Ky është rekomandimi më i fundit nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian që ka aprovuar vaksinën me këto kushte, duke përmendur të dhëna të pamjaftueshme për efikasitetin e vaksinës për njerëzit e moshuar.

Rregullatori i Barnave për Bashkimin Evropian ka aprovuar vaksinën Oxford-AstraZeneca për të gjithë të rriturit, por i takon secilit shtet anëtar të përcaktojë politikën e tij të përdorimit.

Vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me kritika rreth ritmit të ngadaltë të vaksinimeve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qenë vecanërisht e kritikuar për menaxhimin e veprimtarisë, por, Von Der Leyen, në një intervistë të dhënë për gazetën franceze Le Monde ditën e martë u shpreh e bindur se strategjia evropiane për procesin e vaksinimt ishte ajo e duhura.

Ndër të tjera fushata e vaksinimit është ngadalësuar nga vonesat në prodhimin e vaksinave nga kompanitë AstraZeneca dhe Pfizer. Komisioni pati një debat me kompaninë AstraZeneca javën e kaluar, pasi kompania tha që nuk mund të furnizonte dozat e porositura brenda afateve të caktuara.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV