I riu shqiptar humb jetën në Barcelonë, në trupin e tij mungon zemra/ Prokuroria nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i ri shqiptar që ka ndërruar jetë në Spanjë, ka tronditur familjen kur trupi i tij është sjellë në atdhe. Pasi trupi i pajetë i të riut mbërriti në atdhe për t’u prerë në banesën e fundit, të afërmit vunë re një shenjë  në kraharorin e tij, duke kërkuar më shumë informacion. Ata dërguan trupin në laboratorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe zbuluan se në kufomën e të riut mungonte organi i zemrës.

Në kartelën spitalore të shtetasit Saimir Sula, nuk ishte specifikuar në asnjë moment se 33-vjeçari nga Tirana kishte pasur probleme, apo se organi ishte hequr nga trupi për një arsye të caktuar.

Për pasojë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për “Shit-blerjen e paligjshme të organeve njerëzore”. Hetimet kanë nisur që në 27 maj të vitit 2020, ndërsa në Spanjë deri më tani po hetohen 4 mjekë.

Paraprakisht dyshohet se gjatë mjekimit në Barcelonë, 33-vjeçarit i është marrë zemra në rrethana dhe arsye ende të paqarta, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoritetet përkatëse.

Të fundit

Debati Rama-Farage si pasqyrë e botës së re ku kemi hyrë

Nga Skënder Minxhozi Nigel Farage është një personazh i njohur në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj. Është njeriu që...

“Rinumërimi u bë sipas oreksit të KQZ, refuzuan videot që kërkuam”

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që...

I nxehti ekstrem “pushton” Evropën, ky vend ndalon punën gjatë orëve të pikut të vapës

Trembëdhjetë rajone italiane kanë ndaluar punën në jashtë gjatë pjesëve më të nxehta të ditës; rekordet e temperaturave të qershorit janë thyer në Spanjë...

Kush janë lojtarët më të kërkuar me kosto zero në futbollin europian (lista)

Merkatoja është ende në gjysmë të saj. Ka ende plot opsione për klubet e të gjitha niveleve. Më poshtë po përmendim disa nga emrat...

Tragjedia la bosh një shtëpi/ Shuhet familja e biznesmenit pas rrëzimit të avionit

Një biznesmen i njohur i çelikut dhe anëtarë të familjes së tij humbën jetën tragjikisht, kur avioni me dy motorë në të cilin udhëtonin u...

Lajme të tjera

Web TV