Nafta falas/ Kjo është skema, ja sa litra për hektar do të përfitojnë fermerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga 56 litër për hektar deri 106 litër për hektar nafta pa taksë do të shpërndahet për fermerët që kanë mbjellë tokën me një nga kulturat bujqësore të ndara në 3 grupe si përfituese të skemës të re. Ministria e Bujqësisë publikon normativën e përfitimit të naftës falas për secilin nga grupet dhe nëngrupet e kulturave bujqësore që do të mbulohen nga skema e naftës falas.
Konkretisht sipas tabelës për 1 ha tokë të mbjellë me misër dhe fasule, që përfshihet te grupi “Bimë arash” do të shpërndahet 106 litra naftë falas për hektar. Për të gjitha llojet e frutave, agrumeve dhe vreshtave pjesë e grupit të dytë “Dru frutore” për aplikimet e pranuara do të shpërndahet 90 litra për hektar falas, ndërsa për të mbjellat me mollë 106 litra për hektar.
Në total janë 3 grupe kulturash bujqësore që rimbursohen nga skema dhe 11 nëngrupe. Për perimet e fushës që kultivohen në sezonin e parë të mbjelljes, duke përfshirë të gjitha llojet e perimeve, si edhe shalqi, pjepër, luleshtrydhe normativa e llogaritur e naftës për t’u shpërndarë është 84 litra për hektar. Fermerët që kultivojnë perime sere për sezonin e parë të mbjelljeve do të mbështeten me 95 litra naftë për hektar dhe perimet e mbjella në sezonin e dytë do të mbështeten me 78 litra naftë për hektar.

Sasia e naftës që përfiton aplikanti do të varet nga sipërfaqja e tokës të deklaruar dhe kultura bujqësore që ai ka mbjellë apo që do të mbjellë. Secili nga fermerët mund të bejë vetë llogaritë sesa litra naftë në total do të përfitojë nga skema.

Fillimisht do të llogaritet sasia e naftës falas për te gjithë ata fermerë që kanë deklaruar toke bujqësore deri në 10 hektar. Më pas, llogaritet sa ka ngelur nga fondi limit i naftës dhe për të gjithë ata që kanë më shumë se 10 hektar, për pjesën mbi 10 hektar, shërbehen me sasinë e korrektuar te naftës sipas koeficientit.

Lexo edhe :  Politika në zi! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

Lista përfundimtare e subjekteve përfituese do të dale pas përfundimit të fazës së aplikimeve që është data 25 shkurt 2021. Fermerët kanë të drejtë të tërheqin naftën e përfituar deri më 31 nëntor 2021.

Si çmim referencë për naftën është marrë çmimi mesatar vjetor 144 lekë/litër i botuar nga Agjencia e Prokurimit Publik në Buletinin e Njoftimeve Publike (rubrika “Të dhëna për karburantet”, me burim informacioni Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave). Sipas vendimit këtij çmimi i është zbritur akciza 37 lekë/l; taksa e qarkullimit 27 lekë/l; taksa e karbonit 3 lekë/l dhe TVSH që llogaritet 13,4 lekë/l.

Subjekte përfituese nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë do të jenë fermerët individualë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor, personat fizikë apo juridikë, të cilët kryejnë veprimtari bujqësore./Monitor

Të fundit

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Lajme të tjera

Web TV