Farmacistët kërkesë Manastirliut: Na vaksinoni edhe ne sepse jemi në vijën e parë të përballjes me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej datës 11 janar Shqipëria ka nisur fushatën e vaksinimit kundër COVID-19. Të parët që morën vaksinën kanë qenë mjekët të cilët janë në vijën e parë në përballjen me COVID-19.

Lidhur me procesin e vaksinimit, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në këtë shkresë Urdhri i Farmacistëve kërkon që edhe farmacistët janë në vijën e parë të përballjes me COVID dhe për këtë arsye ata duhen të futen në listën e grupeve prioritare.

Në këtë shkresë thuhet se “farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.”

Letra drejtuar ministres së Shëndetësisë

“E nderuar Znj. Ministre, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohesh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermjerë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19.

Farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë.

Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.

Lexo edhe :  “Kuvendojmë për Shqipërinë”, Spiropali takime në qarkun e Elbasanit

Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prap, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dime cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjeksisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhduehme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha.

I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek.

Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë” mbyllet deklarata.

Të fundit

Spiropali takim me sipërmarrës në Kamëz: Mbështetje për bizneset dhe investime në zonë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me sipërmarrës në qendrën e Kamzës, ku theksoi se investimet në...

Frika nga një tërmet shkatërrues, autoritetet greke hapin çadra për qytetarët

Santorini dhe rajoni përreth janë në gjendje alarmi pas një serie termetesh që kanë goditur zonën në 48 orët e fundit, me mbi 200...

Pastruan mbi 43 mln $ të mafias shqiptare të kokainës, Ekuadori dënon 8 ‘financierët’!

Një gjykatë anti-korrupsion e Ekuadorit ka dhënë dënimin për tetë persona si dhe ka sanksionuar tre kompani për shkak të rolit të tyre në...

Putin: Trump së shpejti do të rivendosë rendin në Evropë

Vladimir Putin foli në stacionin televiziv “Russia 1” për kthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe sesi ky zhvillim do të ndikojë...

Temperaturat, disa gradë nën zero! Ja si parashikohet moti për 5 ditët e ardhshme

Pas disa ditësh me mot me kthjellime e temperatura gati pranverore mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë veriore...

Lajme të tjera

Web TV