Grabitësit profesionistë zhvasin shtëpitë e ish-zyrtarëve ,ja si kryhen vjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dukje ai shfaqet si një klient normal. Hyn në supermarket. Përshëndet. Mandej drejtohet te sirtarët. Mbasi kontrollon disa produkte ushqimore çapitet drejt seksionit të alkoolit. Aty i qetë kontrollon çmimet, dhe zgjat duart te pija më e shtrenjtë. E merr dhe e fut nën veshje.

Kjo është skena e një vjedhjeje në një nga dyqanet e Tiranës e ilustruar nga kamerat e sigurisë.

Po vjedhin ushqime patjetër që është një fenomen, produkte që nga sallamrat, gjalpë dhe artikuj bazikë shprehet për gazetën Si, M. L. , një 63-vjeçar që ka një biznes familjar dhe që prej dy dekadash shet ushqime pranë zonës së Porcelanit. Vetëm M.L ka denoncuar tri herë në polici dhe në të tria rastet, të kallëzuarat janë gra në moshë që tentojnë të fusin në çanta apo rroba produkte ushqimore dhe ndonjëherë edhe kozmetikë.

“Nuk mund të them me çfarë ka lidhje, me pamundësinë për të paguar apo ngaqë kam vendosur kamera sigurie, por jam i sigurt që të gjithë ata që i kam kapur shpërthejnë në lot dhe kërkojnë mëshirë. Ata tregojnë se s’kanë mundësi”, thotë M.L për gazetën Si.

Hetimi

Rasti i të riut A. C, mosha 18 vjeç dhe i kallëzuar në komisariatin numër tre, zbulon se në fakt disa nga artikujt e luksit nuk vidhen nga supermarketet për t’u konsumuar nga hajduti.

C, është një hajdut shëtitës që jeton në Elbasan dhe në polici sipas zyrtarit të departamentit të vjedhjeve shpjegon se përse ai vjedh pije alkoolike.

“Po, i kam marrë dy shishe Jack Daniels, në dy raste të ndryshme. I vodha sepse ato janë të shtrenjta dhe më duhen lekë, pasi kam gjyshen sëmurë. I vodha për bukën e gojës, tregon i riu në procesverbalin e policisë  me oficer të policisë gjyqësore O. D.

Kamera e sigurisë e tregon hajdutin shëtitës dhe nën moshë teksa fut nën xhup pijen alkoolike, ndërsa në dorë mban të ekspozuar një shishe limon soda.

Denoncuesi shpjegon në komisariatin numër 3. “Ai u afrua për të paguar te kasa, administratori i kërkoi të shkonte pas tij. Ai menjëherë kërkoi falje dhe nxori nga xhupi pijet. Por meqenëse ky djalë na shfaqet edhe herë të tjera duke futur nën ndërresa redbulla dhe pije të shtrenjta, vendosa që ta denoncoj”.

Policia tregon për gazetën Si se A.C është referuar në gjendje të lirë jo vetëm për shkak të moshës, por edhe nga vlera e ulët e dëmit që shkon gjithsej 7 mijë lekë të reja.

Përse vjedhin?

Një adoleshente përfundoi në polici për laptopin të cilin dyshohej se e kishte vjedhur ajo.

Lexo edhe :  Nga Milano në Londër, destinacionet ku udhëtojnë më shumë shqiptarët

Humbja e kompjuterit del me ngjyrë të zezë u denoncua nga një shtetas bullgar, që pasi vërejti që në dhomën e vajzës së vogël mungonte kompjuteri ka njoftuar menjëherë zyrën konsullore. “Nga këqyrja e të dhënave daktiloskopike shkruan fillimisht policia dyshojmë që vjedhja është kryer pa thyerje”.

Dhe teksa dyshonin se këtë vjedhje mund ta kishte kryer një vajzë e re, që besohet se bën pjesë në një grup hajdutësh, shtetasi bullgar paraqitet sërish në komisariat dhe e tërheq denoncimin.

“Ime bijë mendonte se e kishte sjellë në banesë, por realisht ajo e kishte harruar në shkollë, më saktësisht në fund të mikrobusit së bashku me çantën”.

Hajdutë profesionistë

Por hajdutët e ushqimeve dhe të biçikletave janë shqetësimi më i vogël për policinë. Edhe ata që kanë filluar vjedhin me maska anticovid. Një trend i ri hajdutësh të konsideruar profesionistë po bastisin banesat e të pasurve. Në këtë pikë mes agjentëve të komisariateve qarkullon edhe një legjendë, hajdutët kanë hyrë në banesa zyrtarësh të lartë dhe kanë bastisur miliona lekë që mbahen në të zezë.

“Po, kemi dyshime për një grup, ose mund të mos jetë edhe grup që studiojnë biznesmenë të caktuar apo edhe individë për të cilët krijohet bindja që mbajnë në shtëpi shumë të konsiderueshme që nuk i depozitojnë dot në bankë. Disa prej tyre denoncojnë, dhe bëhet fjalë për ata që i kanë të arsyetuara vlerat monetare apo edhe bizhuteritë e shtrenjta. Ne kemi dëgjuar që diçka e tillë, pra një bastisje shtëpie i ka ndodhur edhe një ish-ministri, si dhe një zyrtari të lartë në polici. Por asnjëri prej tyre nuk ka dorëzuar kallëzim, mes nesh thuhet që janë angazhuar detektivë privatë për t’i zbuluar hajdutët”, rrëfen zyrtari i rendit, sipas të cilit kjo risi nuk është thashethem, por diçka që po ndodh realisht, madje edhe mes kriminelëve të cilët në një rast kanë rrëmbyer nga banesa kasafortën me një shumë të konsiderueshme.

Përse nuk denoncohet?

Shpjegimin e ka për këtë pyetje një agjent pranë drejtorisë qendrore të policisë. “Nuk kanë se si tregojnë pasi pyetja e parë që ju drejtohet në polici do të jetë, cili është burimi i këtyre të ardhurave dhe natyrisht në rastin e ish-zyrtarëve nga disa fusha të institucioneve përfshi edhe doganat, asnjëri prej tyre nuk ka se si t’i justifikojë milionat e grabitura apo bizhuteritë super të shtrenjta”, thotë në anonimitet zyrtari.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV