Dueli i parë gjermano-anglez nuk mund të luhet në Gjermani më 16 shkurt 2021. Liverpuli nuk do të përballet me Lajpcigut në kuadër të Ligës së Kampioneve në Gjermani këtë muaj për shkak të kufizimeve të diktuara nga virusi korona. Skuadra angleze duhet të përballet me ekipin gjerman në kuadër të turit të 16-shes, me ndeshjen e parë të parashikuar për t’u luajtur më 16 shkurt në Lajpcig.
Sidoqoftë, Gjermania ka ndaluar hyrjen për këdo që vjen nga një zonë të prekur nga mutacionet e virusit “Covid-19”, deri të paktën më 17 shkurt 2021. Autoritetet vendase kanë sqaruare se përjashtimet e vetme ishin për nënshtetasit gjermanë. Ishte shpresuar që do të bëhej një përjashtim edhe për sportin elitar, por qeveria gjermane lëshoi një deklaratë, duke thënë se Liverpuli nuk do të lejohej të hynte në vend.
““Urdhëresa e Mbrojtjes ndaj Virusit Korona”, e miratuar nga qeveria Gjermane të premten e kaluar, parashikon vetëm disa përjashtime dhe asnjë rregullore të veçantë për sportistët profesionistë, – thuhet në një deklaratë të autoriteteve gjermane, që shtonte: “Policia Federale e informoi klubin e Lajpcigut të enjten se specifikat e përshkruara të çështjes nuk përfshihet në kategorinë e përjashtimeve”.
Një zgjidhje e mundshme është që radha e përballjeve të shkëmbehet, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Stadiumin “Enfilld” të Luverpulit dhe me ndeshjen e dytë të planifikuar për në 10 mars 2021, duke mundësuar kështu zhvillimin e saj në Lajpcig. UEFA ka ndryshuar rregullat e saj për të lejuar shkëmbimin e radhës së ndeshjeve, për të marrë parasysh edhe skenarë të tillë.
Por kjo do të kërkonte marrëveshje nga të dy klubet dhe federatat. Mundësi të tjera janë që Lajpcigu të mos e luajë në shtëpi dhe ta luajë ndeshjen e parë në një fushë neutrale, ose që i gjithë dueli të vendoset me një takim të vetëm.