Nga epshi seksual deri tek ligësia/ 7 ‘mëkatet vdekjeprurëse’ të Ilir Metës që zbuloi Fatos Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën e gjatë të dhënë mbrëmë ku foli për të gjithë karrierën e tij politike dhe jo vetëm, ish-Kryeministri i vendit Fatos Nano foli me përçmim më të madh për një njeri, Presidentin aktual Ilir Meta.

Teksa për të tjerët, përfshi edhe Berishën, Nano kishte ndonjë fjalë të mirë përveç kritikave për Metën e përmblodhi mendimin e tij me fjalinë “Më lër ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm”.

Pra për Fatos Nanon, i cili ishte ai që bëri të mundur që të rinj në politikën e viteve 90 si Ilir Meta të ngriheshin në majat e pushtetit, Shqipëria sot ka President politikanin më mëkatar që i përmbledh të gjitha tiparet që vetë shkrimet e shenjta i konsiderojnë si ‘mëkate vdekjeprurëse’.

Por cilat janë 7 mëkatet madhore në Bibël që sipas Nanos Ilir Meta i ka të gjitha: Mania për lavdi, zilia, grykësia, epshi, zemërimi ose inati, lakmia dhe përtacia!

Në intervistën e mbrëmshme në ‘Opinion’, Fatos Nano tha se nuk ka asnjë raport më me Ilir Meta dhe se kjo nuk i mungoin.

“Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime. Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit”, tha Nano.

Ndërkohë, teksa foli për ish-Kryeministri Berisha, rivalin e tij kryesor në 25 vite politike, Nano tha se nëse Sali Berisha nuk do të ishte në politikë, Shqipëria do të kishte ecur më përpara, pasi e ka cilësuar atë si një politikan konfliktual që e ka të vështirë që të pranojë mendimin ndryshe.

Lexo edhe :  Si të përfitohen 2 pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët në Itali

Nano ndalet në 2 episode të rëndësishme, ku gishtin e drejton nga Berisha, që është burgosja e tij dhe 21 janarit. Për këto 2 ngjarje, Nano thotë se Berisha është marrë personalisht me to, madje ai shkon më tej duke thënë se nga “kafshë politike”, pas 21 janarit, Berisha mbeti vetëm një “kafshë”.

Të fundit

Opozita ka ik me pushime në plazh/ Rama bëhet gati për zgjedhje në Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehu bindjen se zgjedhjet e pjesshme për katër bashki të vendit, do të...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës në korrik të vitit 1995,...

Walt Whitman do ta urrente këtë

Nga Elisa New Në vitin 1865, poeti Walt Whitman pyeti: O ç’të vendos në muret e dhomës? Dhe ç’piktura të var nëpër mure, Për të stolisur shtëpinë e...

Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë, Nigel Farage po ngjitet fuqishëm...

Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Nga ROLAND QAFOKU Ky është Urdhri mbi bazën e një dekreti special, të lëshuar nga Benito Musolini më 29 qershor 1941 për bashkimin me shtetin...

Lajme të tjera

Web TV