Plani për adoleshentët në shkolla: Burrëria do të mësohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Plan për të parandaluar mungesën e burrërisë te adoleshentët meshkuj”.

 

Ministria e Arsimit e Pekinit është e shqetësuar për “mungesën e burrërisë” të treguar nga fëmijët kinezë dhe ka një recetë: rrit kurset e edukimit fizik, praktikon sportet e kontaktit, rekruton më shumë mësues që dinë të zhvillojnë fuqinë mashkullore të studentëve.

 

Reformat në shkollë janë duke shkaktuar debate të nxehta në të gjithë botën dhe Kina nuk përbën përjashtim.

 

Propozimi ministror mbi “arsimimin te burrëria”, botuar në internet, mblodhi një miliard e gjysmë shikime dhe 238 mijë komente në rrjetet sociale, të cilat përmbajnë një ortek kritikash kundër “stereotipit seksist”.

 

“Pse ministria nuk shqetësohet të përhapë vlera si ndershmëria, përgjegjësia dhe sinqeriteti?” ishte një nga komentet në rrjetet sociale.

 

Disa komente theksonin se kjo ndodh pasi Partia është e dominuar nga burrat dhe diskriminon gratë (thjesht shikoni Byronë Politike, e cila ka vetëm dy gra në mesin e 25 anëtarëve të saj).

 

“Ankthi për mungesën e meshkujve është diskriminues, është e qartë se krijuesit e propozimit ministror e konsiderojnë feminitetin si një karakteristikë negative; pse nuk shqetësohen se stërvitja i bën vajzat shumë burrërore?”, shkroi një profesor për një gazetë shtetërore.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV