Mjeku Tritan Kalo merr sërish titullin “Qytetar Nderi”: Është kënaqësi të vlerësohet puna e mjekëve

Bashkia e Kuçovës ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi” mjekun e njohur të spitalit Infetiv Tritan Kalo.

 

Në një ceremoni të thjeshtë me respektimin e masave anti-COVID, të pranishëm ishin përfaqësues të bashkisë Kuçovë, deputetë të qarkut dhe familjarë të mjekut Kalo.

 

Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari i dorëzoi mjekut titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Personalitet erudit dhe i shquar i mjekësisë mbarë-shqiptare ,me rol dhe kontribut të paçmuar në përballjen me pandeminë botërore shkaktuar nga Covid – 19,ku me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm vazhdon të punojë duke shpëtuar edhe jetë kuçovarësh, mes shumë jetëve të tjera nga e gjithë Shqipëria”, tha ai.

 

Në fjalën e tij mjeku falenderoi bashkinë e Kuçovës për vlerësimin që i bëhet atij dhe të gjithë mjekëve. Kujtojmë se pak javë më parë Tritan Kalo u nderua me titullin “Qytetar Nderi” edhe nga qyteti i Elbasanit.