Çifti britanik i martuar prej 60 vitesh, ribashkohet pasi qëndroi i ndarë për gati një vit për shkak të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është momenti emocionues kur dy të moshuarit britanikë të martuar për më shumë se 60 vite, u ribashkuan më në fund, pasi qëndruan të ndarë për gati 12 muaj për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Stanley dhe Mavis Harbour ishin së fundmi bashkë në muajin shkurt të vitit 2020, në Lever Edge Care Home, në Bolton, Greater Manchester të Anglisë.

Por, derisa coronavirusi u përhap në të gjithë vendin dhe u vendosën kufizime, çifti qëndroi i ndarë për një vit të tërë.

Stanley, 83-vjeçar, u zhvendos në shtëpi kujdesi në shtator të vitit 2019 pasi sëmundja e tij e dementisë iu përkeqësua dhe Mavis, 81-vjeçare, tani ka vendosur t’i bashkohet atij si një banore pasi u sëmurë vetë.

Pas një karantine 14-ditore, çifti më në fund u ribashkua.

“Nuk mund ta besoja kur pash Mavis. Ishte si një ëndërr”, tha Stanley i cili përshëndeti gruan e tij me një buqetë me lule.

Të fundit

Dua Lipa uron në shqip motrën për ditëlindje: Rinush, 24 n’kajmak!

Sot është një ditë e veçantë për familjen Lipa, pasi Rina Lipa, motra më e vogël e këngëtares me...

Beteja e ashpër e merkatos, Guardiola i merr Bayernit yllin që kushton 140 mln euro?

Pep Guardiola e di shumë mirë se ka kaluar tri vite fantastike si trajner i Bayern, por kur vjen puna te suksesi i tij...

Katar, Trump nënshkruan ‘angazhim ekonomik’ prej 1.2 trilionë dollarësh

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të nënshkruan një "angazhim historik ekonomik prej 1.2 trilion dollarësh" në Katar. Sipas mediave të huaja, ndër marrëveshjet e nënshkruara...

Ndeshja Zvicër-Kosovë, ku do të luajnë “Dardanët” dhe kur mund të blihen biletat

Kosova do të luajë me Zvicrën në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Duel ky që do të jetë shumë i rëndësishëm...

Apeli i Posaçëm rrëzon GJKKO-në, nuk ka hetim për Olta Xhaçkën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka. Trupi gjykues...

Lajme të tjera

Web TV