Ekskluzive/ “Jam mikesha e Tires t’i thotë”, zbardhet skema si ish-sanitarja dhe infermieret zhvasnin pacientët me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personit nën hetim Tire Alldervishi, i është kqyrur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular i markës “Samsung”.
Nga kqyrja e aparatit celular në posedim nga personi nën hetim Tire Alldervishi, rezulton se kjo shetasese ka shkëmbyer komunikime të shumta me persona të ndryshëm, kryesisht paciente dhe famijarë të tyre si dhe sanitare dhe infermiere në spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Nga përmbajtja e këtyre e komunikimeve të realizuara nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” dhe SMS, rezulton se personi nën hetim Tire Alldervishi në bashkëpunim me persona të tjerë përves rastit me pacienten Liljana Kalemi, është përfshirë edhe në disa episode të tjera, duke i kërkuar dhe marrë para familjarëve të pacientëve të shtruar në spital, për ti shërbyer të afërmve të tyre.
Nga analizimi tërësor i këtyre komunikimeve në raport me deklarimet e pacienteve apo familjareve të tyre, apo edhe me veprimet e tjera hetimore, rezulton se qëllimi i ketyre personave ka qene marrja dhe hedhja ne dore e vlerave monetare dhe duke e perdorur detyren e tyre si mjet perfitimi personal.

Më konkretisht,
I) Në datë 05/12/2020 shtetases Tire Alldervishi i ka ardhur një mesazh SMS nga kontakti i regjistruar në telefonin e saj me emrin “Sheqere kati 3” me numër 068*** ku përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë vijon: 08:57, 05/12/2020 – Sheqere kati 3: ”Tire shko nderroje pak Muhametin, se ta jap kafen kur te vij vete, se ska Elda kohe. Ne rregull. Mos harro. Me thuaj pastaj”.
Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 068*** i perket shtetases Sheqerije Jonuz Koçi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sheqerije Koçi figuron ne listen e infermierëve të këtij spitali, me numër celular 068***.
Ndërsa shtetasi me emrin “Muhamet” është identifikuar si shtetasi Muhamet Skutina, përdorues i numrit të telefonit 069*******, i cili sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrjen dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë rezulton të ketë qenë i shtruar si pacient në spital gjatë përiudhës kohorë që është dërguar mesazhi.

Nga ana jonë është pyetur shtetasi Muhamet Skutina i cili ka deklaruar se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” rreth datës 1 dhjetor 2020 dhe ka dalë nga spitali në datën 13 dhjetor 2020.Emrat e stafit mjeksor që i kanë shërbyer nuk i mban mend, por njeh shtetasen Sheqerije Koci e cila punon si infermiere në atë spital, pasi vajzën e saj e ka menaxhere në biznesin e tij. Gjithashtu mban mend dhe një infermiere që quhet Elda e cila është përdoruese e numrit 069*** e cila i ka shërbyer. Ai pohon se I ka lënë bakshish (duke mos dhënë detaje të tjera),. Shtetasen Tire Alldervishi ai nuk e njeh dhe nuk mban mend që ajo ti ketë shërbyer atij gjatë kohës që ka qenë i shtruar në spital.
II). Në vijim të këtij episodi, në datë 12/12/2020shtetasja Tire Alldervishi kumunikuar me numrin 069*** të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Mira Vod”.
Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular 069*** i perket shtetases Mira Sifi Bushi, e cila rezulton e punësuar pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”. Sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga Spitali “Shefqet Ndoqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Mira Bushi figuron në listën e infermierëve të këtij spitali, me numër celular 069***.
Nga biseda e datës 12.12.2020 Tirja i thotë Mirës që ka hyrë mik për të tek Ana në dhomën 6 dhe Mira i thotë që ska gjë se në i ndajmë të gjitha. Në bisedë përmendet shtetasja me emrin “Sheqere” ku pas verifikimeve të bëra nga ana jonë është Sheqerije Koci, infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” e cila gjithashtu përmendet në episodin e mësipërm. Nga biseda kuptohet gjithashtu që dikush që ka qenë i shtruar, i ka dhënë diçka Sheqerijes që sipas bindjes sone ka qene perfitim monetar.
17:49, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Si te kam. kam hyr mik dje per ty ke Ana per dhomen 6 Kam ber gabim apo mir. nese kam gabuar te kerkoj ndjes.
17:50, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Te perqafoj
17:51, 12/12/2020 Tire Alldervishi : Sflas dot Me von
17:51, 12/12/2020 mira vod: Ska gje ne i ndajm te gjitha
17:52, 12/12/2020 mira vod: Ai ja dha sheqeres pa u futur tek deta Ti e di qe punojm bashke
17:52, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Degnova qe i keni ber me dhoma
17:52, 12/12/2020 mira vod : Ne fakt nuk i doja se ta cajne moken
17:52, 12/12/2020 mira vod : Po ska gje ne keshtu punojm
17:54, 12/12/2020 Tire Alldervishi: Kerkoj ndjes
17:57, 12/12/2020 mira vod :Te kam zemer. Te puth fort
07:55, 13/12/2020 Tire Alldervishi :Kafja te beft mir

III) Në datë 26/09/2020 shtetasja Tire Alldervishi ka komunikuar me numrin e telefonit 069******* të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Sidorela Kat 3”. Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “069***” nuk gjeneron të dhëna për personin në posedim të tij, por sipas dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Sidorela Çelafiguron në listën e infermjereve të këtij spitali, me numër celular 069***. Nga verifikimet ne sistemin “DeepSee” rezulton që shtetasja Sidorela Remzi Çela figuron e punësuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” Tiranë. Përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre është si më poshtë: 15.21, 26/09/2020- Tire Alldervishi: E pe mojsa me dha Nj 10
15:21, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Kur ta dha
15.23, 26/09/2020 – Tire Alldervishi: Ma futi ke canta kortonit
15:23, 26/09/2020 – Sidorela Kat 3: Mua sme dha
15:53, 26/09/2020 -Sidorela Kat 3: Haha ika jam te tuneli me autobuz … vlsa pa ic

Ndërsa përmbajtja e një tjetër bisede të zhvilluar mes tyre në aplikacionin WhatsApp është si më poshtë vijon:
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tire
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Ca ben
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Tlutem ma bej hallall e me shko cik atje
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: T sigurova 20 mi
30/08/2020, 22:20 – Sidorela Kat 3: Mos u ndiej me askend
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe vec 20 sa lek harxhove
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Mthuaj
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Dhe pyete sa e ka oksigjenin gezimi
30/08/2020, 22:21 – Sidorela Kat 3: Tlutem
31/08/2020, 10:55 – Tire Alldervishi: Nuk me ngretlf
31/08/2020, 10:55 – Sidorela Kat 3: Ja ta mar un njeher
31/08/2020, 10:58 – Tire Alldervishi: Nr vjollcec numer tjeter
0672831847
31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Vajte
31/08/2020, 22:53 – Sidorela Kat 3: Atje
31/08/2020, 22:53 – Tire Alldervishi: Ne Gzimi kishte vajtur te interesohet nje infemjere me emrin Edlira
02/09/2020, 17:43 – Sidorela Kat 3: Ku je ti
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: T t jap cik nr e goces s gzimit tia nxjeresh nkamer
02/09/2020, 17:44 – Tire Alldervishi: Don Gzimi me fol me gruan
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Se mtha do i jap tires ndonje lek
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ok
02/09/2020, 17:44 – Sidorela Kat 3: Ja t t jap nr
02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: You deleted this message
02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Kush e ka kte
02/09/2020, 17:45 – Sidorela Kat 3: Nr
02/09/2020, 17:45 – Tire Alldervishi: Lidhu me kte numer
02/09/2020, 17:46 – Sidorela Kat 3: Kam frik mos me hapin ndonje problem
02/09/2020, 17:46 – Tire Alldervishi: Quhet Lume
02/09/2020, 17:47 – Sidorela Kat 3: O tire prit t mar ntel
02/09/2020, 17:47 – Tire Alldervishi: Jam mikesha Tited ti thot
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ferzi ymetllari
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Ma gjejcik
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht kushuriri I babit
05/10/2020, 19:14 – Sidorela Kat 3: Esht nga alarupi
05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: E ma thuj si eshte dhe do takojm ata familjaret t pim lafe
05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: Kafe
05/10/2020, 19:15 – Sidorela Kat 3: ?

Nga analizimi i listës së pacientëve të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, të marrë nga ana jonë me proçesverbal të “kqyrjes dhe marrjes së dokumentave”, rezulton që personi i cituar më sipër me emrin “Gzimi” është pacienti i shtruar në spital, shtetasi Gëzim Lemnushi dhe personi që ka mbajtur kontakte me Tiren është bashkëshortja e Gëzimit, shtetasja Fatime Lemnushi përdoruese e numrit të telefonit 069***. Ndersa, Ferzi Ymetllari që citohet më sipër është shtetasi Ferzi Hymetllari i cili gjithashtu nga analizimi i listës së pacienteve, ka qenë pacient në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Gjithashtu, rezulton që në një tjeter episod shtetasja Tire ka komunikuar me numrin e telefonit +35569*** të cilin nuk e ka të rregjistruar në telefonin e saj. Përdoruesi i këtij numri interesohet për shtetasin Agim Allgjata të shtruar në atë spital, gjithashtu i thotë që Elona nuk i përgjigjet por e ka falenderuar për porosinë. Biseda është si më poshtë vijon:
20:00, 12/12/2020 – +35569***: Po paté ndonje mundesi me pacientin Agim Allgjata ka 2 dhoma 5 kirurgjia torakale. Si esht si gjendje dhe oksigjenin sa e ka. Aesht i qet. Se kjo elona nk me prgj. Vetem thjesht me falenderoj per porosin
08:04, 13/12/2020 – +35569***: Mgjesi. Dini gje sot kush esht ne sherbim ne kat dyt ke agimi
08:15, 13/12/2020 – Tire Alldervishi : Mgjesii Te shoh Te them Mbr skish baderi
08:16,13/12/2020 – +35569***: Ska gje
08:19, 13/12/2020 – +35569***: Fola me sidorelen tani dhe me tha qe ishte ajo tani diten Rrofsh.
Në lidhje me episodin e mësipërm, është pyetur shtetasi Mariglen Allgjata i cili është nipi i shtetasit Agim Allgjata i cili sqaron se: ka pasur të shtruar në spitalin ”Shefqet Ndroqi” xhaxhain e tij shtetasin Agim Allgjata i cili ka qenë shtruar në datë 29.11.2020 dhe ka qëndruar në katin e dytë dhoma 5, kirurgjia tarakale. Në datën 16.12.2020, xhaxhai i tij ka ndërruar jetë në spital. Marigleni pohon që e ka njohur shtetasen Tire Alldervishi në derën e spitalit kur ka qënë duke dorëzuar ushqimet për xhaxhain e tij. Aty ka parë Tiren dhe i ka kërkuar si nder që ti dërgonte ushqimet lart tek xhaxhai i tij pasi nuk kishte mundësi që të vinte në orën 18:00 kur ishte orari i përcaktuar për të dorëzuar ushqimet. Marigleni i ka dhënë asaj një pesëmijë dhe dhjetëmijë lekësh të ri. Marigleni pohon që ka pasur kontakte vetëm me infermierët Ai ju ka dhënë atyre, nga një dhjetë mijë lekësh të vjetër. Infermieret të cilëve ju ka lënë nga një dhjetë mijë lekësh, kanë qenë shtetasja me emrin ”Elona” përdoruese e numrit 069*** dhe ”Sidorela” përdoruese e numrit 069***.
Sidorela që përmendet më sipër rezulton të jetë shtetasja Sidorela Cela, siç është sqaruar dhe më sipër, me detyrë infermiere e spitalit dhe ka kontakte të vazhdueshme me Tiren.

Lexo edhe :  Integrimi në Bashkimin Evropian/ Rama në Mynih: Duhet të përshpejtohet tërësisht

IV) Komunikimi i mëposhtëm është mes Tire Alldervishit dhe numrit telefonik +35569*** të rregjistruar në telefonin e saj me emrin “Altini Djanes” identifikuar si (Altin Riza Stafaj). Biseda është si më poshtë vijon:
07:51, 07/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si jeni ktu te porta jam
07:54, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Mgjesi do snellnn shoqe se jam pushim
07:55, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok
07:56, 07/12/2020 Tire Alldervishi : Jepi nj 10 se ano ndrron dhe Babin
07:57, 07/12/2020 Altini Djanes: Ok
07:34, 08/12/2020 Altini Djanes: Mengjes tire si u gdhive ktu te porta jam flm
07:37, 08/12/2020 Tire Alldervishi : Mirmgjes te kam dergu nr e asan shoqes ne ëhatsup
07:38, 08/12/2020 Tire Alldervishi: +355688043148
07:36, 10/12/2020 Altini Djanes: Mengjes si gdhive ne pune apo pushim je
07:36, 10/12/2020 Tire Alldervishi :Mgjesi turni 2 mer Rukijen
07:38, 10/12/2020 AltiniDjanes: Ok flm
07:40, 10/12/2020 Tire Alldervishi : Mos i jep gje i kam dhen un

Nga verifikimet ne sistemi “DeepSee” rezulton se numri telefonik celular “068***”që Tirja e prezanton si shoqen e saj që do të vijë për të marrë porosinëi përket shtetases Erjona Pulja (Hoxhaj), e cila rezulton të jetë vajza e shtetases Rukije Ramazan Hoxhaj, e cila është e punësuar në Spitalit Univeristar “Shefqet Ndroqi”. Referuar dokumentacionit të administruar me proçesverbal “mbi kqyrje dhe marrjen e dokumentave” nga Spitali “Shefqet Ndroqi” Tiranë, rezulton se shtetasja Rukije Hoxhaj figuron e shënuar në planin javor të punës të sanitareve, pavioni 3 B.
Nga ana jonë është pyetur shtetasi Altin Stafaj i cili sqaron se: me shtetasen Tire Alldervishi ka lidhje të largët miqësie. Me datë 4 ose 5 dhjetor 2020 babai i tij Riza Stafaj, është shtruar në spitalin Shefet Ndroqi, Tiranë. Babai i tij ka qëndruar i shtruar në spital pothuaj 10 ditë dhe ka ndërruar jetë në spital. Infermjerja qe ka ndjekur ecurinë e sëmundjes se babait të tij të ndjerë, quhet Irma me të cilën ai ka komunikuar në telefon pothuajse çdo ditë, dhe ajo e ka sqaruar per gjendjen e babait. Kryeinfermierja qe ka ndjekur babin e tij quhet Ana. Per shkak të njohjes që Altini kishte me Tiren, e cila punonte si sanitare ne spital, ai ka komunikuar me të për gjendjen e babait, ushqimin dhe pastrimin e tij. Babi i tij ka qene i shtruar në katin e tretë, dhomën e shtrimit nuk e kujton. Gjatë këtyre komunikimeve, babai nuk i ka shfaqur ndonjë pakënaqësi ndaj mjekëve. Shtetasi Altin sqaron se nëdy apo tre raste i ka dhënë ndonjë dhjetë mijë lekësh. Altini pohon se ka komunikuar me Tiren dhe kujton që Tirja i ka dhënë numrin e një shoqes së saj qe ishte santitare. Ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë të dilte tek porta për ti dhënë ushqimin e babait. Përvec qeses me ushqime ai i ka dhënë sanitares në fjalë një dhjetë mijë lekësh të vjetër për përkujdesjen që ajo tregonte ndaj babait të tij. Sanitaren që doli tek porta nuk e njeh.

Nga biseda e zhvilluar më datë 04/12/2020 mes pacientes Liljana Kalemi dhe sanitares Tire Alldervishi del që e ndjera i ka kërkuar disa herë ndihmë Tires për ti sjellë ushqim apo për tu kujdesur për të. Nga biseda me Tiren del që ajo ka qenë disa herë edhe pa ngrënë dhe po i kërkonte që ti sillnin ushqim. Biseda e plotë është si më poshtë vijon:
04/12/2020, 19:35 – Tire Alldervishi: Gzohem te jsh mir
05/12/2020, 18:32 – Liljana: Mos u merzit per zotin te duam shum
05/12/2020, 18:59 – Tire Alldervishi: Pa merak❤
05/12/2020, 19:01 – Tire Alldervishi: <Media omitted>
06/12/2020, 08:49 – Liljana: Ta honksha mutin hajde nje sekont
06/12/2020, 09:36 – Liljana: O tire hajde ta honksha mutin
06/12/2020, 20:15 – Tire Alldervishi: Ate po pres
07/12/2020, 08:16 – Tire Alldervishi: Mgjes TEZE
07/12/2020, 08:17 – Tire Alldervishi: Jam ne shpi jo ne pun
07/12/2020, 08:17 – Liljana: Te du shumhajdepak
07/12/2020, 08:28 – Tire Alldervishi: Jooo
07/12/2020, 08:29 – Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik
07/12/2020, 17:04 – Liljana: ??????treo
07/12/2020, 17:54 – Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur???
09/12/2020, 08:53 – Liljana: Hsjde pes minuta
11/12/2020, 16:15 – Liljana: Po ku shkove
11/12/2020, 16:32 – Liljana: Po ku je hajde i her tashti ti me the erdha
11/12/2020, 18:02 – Liljana: O tire hajde mjep i cik karikusin e telefonit
11/12/2020, 18:05 – Liljana: Missed voice call
11/12/2020, 18:50 – Liljana: Tire meri te dyja po pate lek e nap dhr bisakor
12/12/2020, 09:33 – Liljana: O tire po me dridhett tupi per buk
12/12/2020, 09:35 – Liljana: Po bie diabeti hade shpdjt
12/12/2020, 09:36 – Liljana: Missed voice call
12/12/2020, 10:04 – Liljana: Tethash me jep icik buk me ike
12/12/2020, 10:15 – Liljana: Hajde se me ra t
12/12/2020, 17:56 – Tire Alldervishi: TerujtZoti
13/12/2020, 14:04 – Liljana: Kur do haj buk
13/12/2020, 14:12 – Liljana: Sa bona isolinen te lutem hajde pak
13/12/2020, 14:29 – Liljana: Otire hade pak te lutem
18/12/2020, 09:42 – Liljana: Pse me tradhtove jam keq
18/12/2020, 09:43 – Liljana: Me kthe prgjigje

Pra nga gjithe veprimtaria hetimore deri ne stadin aktual, shihet qarte qe persona me detyre infermierre apo sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’, kane krijuar nje skeme te mirefillte me qellimin e vetem kriminal qe te perfitojne sa me shume ne kurriz te pacienteve te semure me semundjen Covid 19 dhe familjareve te tyre.

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV