Koronavirusi/ A do të “mbyllet” Shqipëria në shtëpi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohen shifra alarmante të rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Në katër persona një është i infektuar nga Covid 19. Nuk kanë mundur të mundin armikun e padukshëm 14 qytetarë

Fernada Cenko

Dje, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat në 24 orët e fundit. Shifrat kanë qenë alarmante. Në katër persona të testuar, një është i infektuar me koronavirus. Sipas këtyre shifrave gjendja po rëndohet më shumë në vendin tonë. Ekepertët teknikë në mbledhjen e fundit thanë, se nëse situata do të eci me këto ritme mund të ndryshojë ora policore. Dy janë mundësitë, ose Shqiëpria të mbyllet në orën 18:00 ose 20:00.

“Një rritje e tillë, të çon me patjetër drejt mbylljes, jo se them unë, por nuk mund të dalim kundër rregullave të natyrës. Lock down është dhe orë policore, ne po monitorojmë situatën me mjaft kujdes dhe orari lëvizjes mund të ulet. Mund të mbyllemi në 18:00 ose 20:00, nëse rriten rastet, prandaj duhen zbatuar masat. Këto janë zgjidhjet më të natyrshme, ulja e orarit mbyllja e aktiviteteve dhe të ngelen ato esencialet, të domosdoshme”, tha Agron Brataj në takimin e fundit me ekspertët. Dhe dje ishim përballë faktit që situata ka qenë më e agravuar dhe me shumë gjasa ka që të ndryshojë ora policore, për tu shmangur më shumë kontakti me personat. Megjithatë i mbetet grupit të ekspertëve të pandemisë të vendosin se çfarë do të ndodh nga dita e enjte.

Situata në 24 orë

Sërish dje është shënuar një numër shumë i lartë infektimesh të reja, ku 1124 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID. Fatkeqësisht 14 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 1460 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe :  Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Institucionet kompetente i’u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1124

Të shëruar në 24 orë     569

Të shtruar në spitale     437

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               4254

Testime totale            386,195

Raste pozitive             85,336

Raste të shëruara        51,444

Raste Aktive                32,432

Humbje jete                 1460

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   18708

Fier     2789

Durrës  1721

Elbasan     1582

Shkodër    1544

Vlorë     1454

Lezhë    1162

Korçë    989

Berat     911

Gjirokastër 675

Kukës    484

Dibër     413

Të fundit

Anija “hije” e Rusisë në Gjirin e Finlandës, NATO dhe Rusia ngrenë avionët luftarakë

Momenti dramatik kur avionët e NATO-s ata luftarakë rusë u përplasën mbi Detin Baltik, pas një përballjeje të tensionuar...

Berisha drejt largimit? Analisti: Nuk e bashkoi dot opozitën, të shkarkohet!

I ftuar në Euronews Albania, analisti Agim Baçi foli në lidhje me humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit. Baçi ia faturoi...

“Do çojmë provat në Kongresin Amerikan”, Berisha vazhdon avazin si Luli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore...

Ju prezantojmë me njeriun i cili fiton 40 mijë euro me dy ditë punë në vit

Jo të gjitha punët janë për të gjithë, sidomos kur bëhet fjalë për punë që kërkojnë guxim ekstrem. Kevin Schmidt është një nga ata...

10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura / Dominon PS, vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e...

Lajme të tjera

Web TV