Rëndohet situata në Shkodër/ Mijëra hektarë tokë nën ujë, bllokohen akset rrugore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar për ditën e sotme lidhur me përmbytjet në territorin e saj.

 

Sipas informacioneve, një sipërfaqe totale perj 3 mijë e 655 hektarë toke është përmbytur. Nga ana tjetër Oboti mbetet i izoluar nga uji, pasi rruga nuk përshkohet as me mjete të larta ndërsa në oborre uji shkon deri në 100 cm.

 

Ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, ndërsa në zonë e quajtur ”Këneta e Dajçit” janë 121 shtëpi në ujë, ndërsa në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin deri në 2 metra.

 

Po ashtu, rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

 

 

Situata në Shkodër/ 3 mijë e 655 hektarë toka nën ujë, rruga e Obotit e pakalueshme

E Hënë, 08 Shkurt 2021, 09:52

Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar për ditën e sotme lidhur me përmbytjet në territorin e saj.

 

Sipas informacioneve, një sipërfaqe totale perj 3 mijë e 655 hektarë toke është përmbytur. Nga ana tjetër Oboti mbetet i izoluar nga uji, pasi rruga nuk përshkohet as me mjete të larta ndërsa në oborre uji shkon deri në 100 cm.

 

Ndërkohë rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, ndërsa në zonë e quajtur ”Këneta e Dajçit” janë 121 shtëpi në ujë, ndërsa në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin deri në 2 metra.

 

Po ashtu, rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

 

 

 

Bashkia Shkodër

 

Sipërfaqe totale e përmbytur 3655 Ha

 

  1. Tokë e pakultivuar 735 Ha

 

  1. Foragjere të dyta, jonxhe 2625 Ha

 

  1. Grurë 160 Ha

 

  1. Bimë Dekorative 92 Ha

 

  1. Pemtore 40 Ha

 

  1. Serra 3 Ha

 

Nj.A. Ana e Malit

Lexo edhe :  Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

 

  1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 120 cm.

 

  1. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 100cm.

 

  1. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

 

  1. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

 

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

 

  • Tokë e pakultivuar 220 Ha

 

  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha

 

  • Grurë 45 Ha

 

  • Pemtore 35 Ha

 

  • Bimë dekorative 7 Ha

 

  • Serra 3 Ha

 

  1. Shtëpi të përmbytura 2.

 

  1. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 2.5m.

 

  1. Rrezikohet përmbytja e Ujësjellës Oblika 2.

 

  1. Ditën e djeshme janë shpërndarë për fshatin Obot 70 pako ushqimore, për 70 familje,të furnizuara nga Bashkia Shkodër.

Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

 

 

 

Të fundit

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Lajme të tjera

Web TV