Sajmiri dhe Genarda nuk përmbahen në dhomën e masazhit, puthje dhe përqafime të nxehta (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saimiri dhe Generda janë takuar këtë herë në një qendër estetike, ku veç masazhit nuk kanë munguar puthjet dhe skenat romantike mes tyre.

Generda u shpreh se donte të qartësonte idetë e saj për Saimirin, pasi takimet me vajzat e tjera kanë filluar t’i japin bezdi.

Dyshja e mbyll takimin në dhomën e masazhit, mes puthjesh, përqafimesh e përkëdheljesh.

Saimiri: Generda, ndoshta je çuditur pak me ftesën sot, doja të bënim një takim pak më ndryshe bashkë.

Generda: Edhe unë i kam shumë qejf këto trajtimet, masazhet, shpresoj që ta shijojmë bashkë. Do kisha dëshirë të qartësoja pak idetë e mia sot, sepse ti je një djalë shumë elegant, i respektuar, por nuk kam arritur të kuptoj se ku ka arritur Generda tek Saimiri.

Saimiri: Të them të drejtën edhe unë jam në një pozitë shumë të vështirë, por sot kam ardhur për relaks, të qetësohemi, që të kemi biseda të ëmbla.

Generda: Do relaksohemi pasi të relaksohet edhe mendja.

Saimiri: Ta them sinqerisht që më ke munguar!

Generda: Edhe ti më ke munguar shumë, por ti u ke thënë edhe vajzave të tjera që të kanë munguar. Çfarë të ka munguar nga Generda?

Saimiri: Tipi, karakteri yt, që kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Me ty mund të bëj një bisedë gjithë ditën dhe nuk mërzitem. Unë sot me qejf e kisha që të më bëje ti masazh, por thashë mos të të vë në siklet dhe u thashë këtyre vajzave.

Generda: Masazhin unë nuk ta bëj para kamerave. Më zgjidh ti mua, që të të bëj masazh çdo ditë. Nga ana ime ta kesh të sigurt që pëlqimet vijnë edhe rriten. Por mos e lëndo Generdën.

Lexo edhe :  E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Saimiri: Jo, s’do e bëj kurrë! Ti çfarë mendimi ke për rrugëtimin tonë?

Generda: Që në takim të parë, flas për veten, ndjeva një kimi mes nesh. Unë u kënaqa shumë sot, ishte një takim i veçantë për mua, pak ndryshe. U relaksuam dhe në të njëjtën kohë u përgjigje disa pyetjeve që i kam pasur me pikëpyetje.

Saimiri: Uroj që të kalojmë sa më bukur bashkë.

 

Të fundit

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV