“Taksa 0 për biznesin e vogël, themel i mandatit të tretë” Ahmetaj për programin e PD-së: Variant i Sudes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka sulmuar nga Kuvendi programin elektoral të PD duke e krahasuar me Suden e firmave piramidale.

Ahmetaj thotë se me programin e PD Shqipëria falimenton që në vitin e dytë, pasi i hiqen shqiptarëve nga buxheti 590 milionë dollarë.

Ai thekson se taksa e sheshtë është shkatërruese, ndërsa me skemën e PD për të ulur kontributet shoqërore e shëndetësore, nga ana tjetër 650 mijë pensionistë rrezikojnë të ngelen pa lekë.

 

”Filozofinë, sistemin fiskal. Vjen teoria nga ana tjetër, konfuzion. Diferenca është filozofike, ideologjike dhe shpirtërore.

Jo pa qëllim vendosëm taksën progresive. Shumë mund të pyesin çfarë është, ka 8 vite që e kanë shijuar në shtëpinë e tyre. Është liria nga barra fiskale, e qytetarëve me të ardhura të ulëta. 960 milionë dollarë në këto vite që kanë kaluar tek këta qytetarë dhe familje.

Taksa 0 dhe taksa progresive është themeli i mandatit të treë.

Psikologjia e futur nga taksa progresive dhe 0 taksë për biznesin e vogël. Sigurisht mund të helmojmë sa të duash mendje, por në përgjegjshmëri përball shqiptarëve duhet parë se çfarë ka ndodhur në biznesin e vogël. Vijnë dhe duan t’i vendosin 20 mln dollarë taksa. Shqiptarët nuk janë budallenj.

Biznesi i vogël nuk paguan taksë. Pyetja do qëndrojë mbi kokë. Cila është arsyeja që 590 milion dollarë të ikin nga buxheti, dhe të shkojnë tek ata që i quan oligarkë.

Në anën tjetër po në aspektin e përgjegjshmërisë vitin e dytë me këtë program shqipëria falimenton. Thanë do ulin kontributin, Shqipëria e ka më të ultin aktualisht në rajon. S’ka format më të ulët se ky i joni. Ulja është lajthitje fiskalo-elektorale në dëm të pensionistëve. Defiçiti i skemës së pensioneve të shkojë gati në 800 mln dollarë, dhe 650 mijë qytetarë shqiptarë të rrezikojnë të ngelen pa pension.

Lexo edhe :  Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

Këtu nuk po llogaris rritjen hipotetike me minimalisht 5%. Është tallje. E mban mend atë parrullën me ne fitojnë të gjithë të PD, dhe përfunduan tek Sudja. Programi tregon se Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë.

Thonë do paguajmë libra. Të nderuar qytetarë shqiptarë ju e dini që ne paguajmë libra. A ësthë serioze që vjen një parti politike që ka 1 vit e gjysmë që ka menduar për programin, por vjen edhe thotë programin e Sudes ‘’Me ne fitojnë të gjithë’’.

Pra programi tregon përgjegjshmërinë e një partie politike përballe qytetarëve të vet. Ajo që ne themi punë jo gjumë, ka në themel orët e punës. Programi i PD nuk është program, por variant i Sudes, me ne të gjithë fitojnë.”- tha Ahmetaj.

 

Të fundit

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy...

Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të...

“Valë” dorëheqjesh në Lushnje/Ikin 13 drejtorë dhe 10 drejtuesit e Njësive Administrative

Në Bashkinë e Lushnjes kanë dhënë dorëheqjen 13 drejtorë të këtij institucioni pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, po në Lushnje, janë dorëhequr 10 drejtues të...

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi! Seanca mbyllet për pak minuta

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve...

Juli tregon kur Zef Deda hyri në Bllok: U vesh si oficer, të bukurat i “kapte” Tërshana

Aktori i mirënjohur i humorit dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda ishte i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV