Zbardhet konflikti në familje, që çoi për një periudhë 5 mujore në burg, Violeta Gurraj, nga zona e Malësisë së Madhe.
Duke ju referuar vendimit të gjykatës së Shkodrës, rezulton se Gurraj ka rrahur kunatën e saj, Luljetën, në një kohë kur kjo e fundit ka qenë shtatzënë në muajin e tetë.
Një fakt i tillë del nga dëshmia e Luljetës, e cila para gjykatës ka treguar se:”…kam qenë rreth orës 09:00 në ambientet e shtëpisë, duke fshirë shkallët, në oborr jashtë por binte shi, dhe unë kam pasur një çadër në dorë. Në këtë moment ka ardhur Violeta Gurraj dhe më ka rënë sipër çadrës me duar. Në atë periudhë unë isha 8 muajshe shtatzënë. Pastaj Violeta më kapi nga hunda duke më thënë:“…moj kurvë, ti nuk do pjellësh këtu…” dhe më ka vënë duart në bark për të më shtyrë fëmijën poshtë.
Në këtë moment është afruar vjehrra ime dhe i ka thënë Violetës të mos më godiste. Vjehrrën e kishte kapur nga nofullat Violeta dhe e kishte shtyrë. Në këtë moment Violeta më ka thënë se kishte qenë dhe shtëpinë e nënës time, Mande Çulaj, duke më treguar se e kishte rrahur duke e lënë të traumatizuar.
Violeta më tha se këtë gjë e kishte kryer pasi, unë ja kisha marë fëmijët dhe vjedhur pasurinë e saj dhe pasurinë e fëmijëve të saj…”. Pas kësaj e dëmtuara ka depozituar kallëzim penal në polici, ku dy punonjës policie kanë shkuar në banesë dhe shoqëruar Violeta Gurraj.
Kjo e fundit i ka kundërshtuar me forcë dhe goditur punonjësit e policisë duke ju drejtuar me fjalët: “…nuk futem brenda, nuk ka burrë që më fut mua brenda…”.