Theri prostitutën shqiptare në Itali, dalin pamjet kur autori largohet nga vendi i ngjarjes (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Momenti kur vrasësi i prostitutës shqiptare në Itali është larguar pasi e ka therur atë me thikë është filmuar nga një drejtues makine që ndodhej si dëshmitar në zonë.

Në video shfaqet momenti kur Alfred Kipe, 42 vjeç, pasi masakroi me thikë duke e goditur 5 herë me thikë prostitutën shqiptare L,H., 47 vjeç, largohet i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Autori ishte veshur xhaketë të zezë, një palë këpucë të kuqe Nike dhe kishte vendosur një kapele, detaje që ishin pjesë e përshkrimit nga dëshmitarët dhe që shfaqen edhe në video.

42-vjeçari ka qenë oficer policie dhe ka bashkëjetuar me L.H., për 20 vite, ndërsa më 7 shkurt ai i mori jetën duke e goditur 5 herë me thikë gjatë kohës që ajo po priste klientët në rrugë. Pas përshkrimit të dy dëshmitarëve në rrugë, të cilët panë skenën që ai rrihte prostitutën shqiptare me grushte e shkelma dhe më pas e therri me thikë, është bërë i mundur dhe arrestimi i tij.

https://www.youtube.com/watch?v=NQKxE2moz2s&feature=emb_title

Policia italiane arrestoi dje 42-vjeçarin për vrasjen e shqiptares L. H, e cila prostituonte në Pedriano di San Giuliano Milanese.
L.H, 47 vjeç, është qëlluar për vdekje me thikë teksa po priste klientët në trotuar. 47-vjeçarja nuk arriti t’i shpëtonte autorit i cili e ka ndjekur më pas e ka tërhequr zvarrë për tokë dhe e ka goditur 5 herë me thikë në këmbë dhe shpinë.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV