Ministrja Kushi thirrje universiteteve: Të zgjatet sezoni i provimeve. Mungesat të mos penalizojnë studentët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë me dije se i ka kërkuar Komitetit të Ekspertëve të Arsimit, që të zgjatet sezoni i provimeve për studentët, me qëllim që të kenë kohë të përgatiten.

Kushi theksoi se mungesat duhet të mos paralizojnë studentët. Ajo shtoi se kur testi nuk zhvillohet dot online, të bëhet në auditor.

“I jam drejtuar Komitetit për sezonin e provimeve. Do kërkoja nga të gjitha universitetet, që në ato raste kur provimi nuk zhvillohet dot online, provimi të zhvillohet në auditorë, duke respektuar protokollet ndaj Covid. Universitetet të shohin mundësinë që t’ju japin të drejtën studentëve që të marrin pjesë në sezon ose jo.

Të ofrohet mundësia e një sezoni shtesë të ndërmjetëm. Kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, që të parandalohet mbipopullimi i universiteteve. Mungesat të mos penalizojnë studentët që bëjnë mësim online. Jo më shumë se 15 studentë në auditorë. Të mbahet maska”, tha Kushi.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV