“E rreh dhe e lidh me tel”/ Fëmija i sëmurë me epilepsi dhunohet nga mësuesi në Krrabë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër skandal me të mitur që dhunohen në institucionin e dijes. Një mësues dhunon fizikisht dhe psikologjikisht në shkollë fëmijën 6 vjeçar që vuan nga epilepsia.

Mësuesi Besnik Kaca pranon që i ka bërtitur, por mohon të ketë ushtruar dhunë mbi të miturin dhe se e gjitha kjo është një sulm politik që po i bëhet atij. Një qytetar nga Krraba e Vogël, Besnik Balla, ankohet në emisionin Fiks Fare se fëmija i tij është i traumatizuar nga frika dhe nuk do të shkojë në shkollë. Sipas prindit fëmijës 6 vjeçar të tij sikur të mos i mjaftonte mundimi nga sëmundja kronike e epilepsisë , dhunohet në klasë edhe nga mësuesi i tij.

Prindi i prekur nga kjo ngjarje tregon se mësuesi e ka goditur fëmijën e mitur, e ka çjerrë në qafë, të gjitha këto të dokumentuara me foto. Gjithashtu mësuesi ka ushtruar jo vetëm dhunë fizike, por edhe psikologjike duke e detyruar vogëlushin të hajë ullinj me pretekstin se i kthjellon mendjen për mësimet. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare të fshatit Krrabë e Vogël dhe e gjitha shkolla ka vetëm 3 nxënës, ku dy prej të cilëve janë fëmijët e Besnik Ballës, prindit denoncues.  Pavarësisht se prindi është ankuar në drejtori, në zyrën arsimore por edhe në ministri nuk ka marrë përgjigje ndaj dhe i është drejtuar emisionit Fiks Fare për ta ndihmuar .

Gazetarët shkojnë takojnë mësuesin që dhunon fëmijën. Duke mohuar dhunën e ushtruar kundrejt të miturit mësuesi thotë se janë duke e sulmuar politikisht. Sipas tij është Rilindja që po hedh baltë mbi të politikisht meqenëse është sekretar i Partisë Demokratike në fshatin Funar.

Mësuesi në fund të bisedës me gazetarët u thotë atyre se pavarësisht se fëmija i sëmurë me epilepsi është shumë problematik ai nuk e ka dhunuar, por vetëm i ka bërtitur ndonjëherë.

Lexo edhe :  KQZ apel qytetarëve: Denonconi online parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Gazetarët e Fiksit shkojnë edhe në Zyrën Arsimore Elbasan për të marrë një përgjigje në lidhje me këtë problematikë. Ndërkohë drejtuesja e institucionit duke qenë se është në një konferencë që zhvillohet online nuk mund të flasë me gazetarët. Në përgjigjen me shkrim që ajoi kthen Fiks Fare thuhet se është në dijeni të rastit dhe se ky problem po trajtohet nga zyra arsimore dhe vendimin që do të merret në fund të këtij procesi do t’ja vendosë në dispozicion edhe emisionit./ TCH

Të fundit

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 14:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 14. Që prej momentit kur u...

E përplasi makina, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës efektivi i policisë, Veli Gjura, i cili u aksidentua disa ditë më parë teksa po ecte në...

Dhia futet mes çiklistëve në Etapën e Tretë të ‘Giro d’Italia’ në Vlorë

Etapa e Tretë e 'Giro d'Italia' ka filluar në Vlorë. Kjo është etapa e fundit në Shqipëri për garën e famshme të çiklizimit, që...

Ervin Salianji mbjell flokët në burg (FOTO)

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shfaqur së fundmi me pamje të re, ku vërehet qartë se ka kryer një mbjellje flokësh ndërsa...

Me kapele në kokë, dhëndëri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në një prej qendrave të votimit në kryeqytet. Malltezi është në masën...

Lajme të tjera

Web TV