Reshjet e dendura të shiut/ Buna del nga shtrati, problematike situata në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buna del nga shtrati, rritje të nivelit të ujit nga prurjet e shkarkimet në të gjithë Shkodrën, evakuuohen mbi dhjetë familje.

Gjatë ditës së fundit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka një rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet, reshjet në të gjithë territorin në Shkodër.

Bashkia e Shkodrës bën me dije se janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Mësohet se lumi Buna ka dalë nga shtrati, ndërsa rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Gjatë mbrëmjes në qytetin e Shkodrës janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.

Forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin ujit nga shtëpitë, të cilat kanë patur prezencë uji në oborre, duke parandaluar dëmtimin e disa banesave.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV