Punimet tek ‘’Shqiponja’’ dhe ”Unaza e Re”/ Policia: Ja rrugët alternative për 3 ditët me ngarkesën më të madhe të trafikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit informon zyrtarisht për direktivat që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve për të evituar trafikun tek ish-sheshi Shqiponja dhe në Unazë të Madhe.

Sipas Policisë, të hënën, të premten dhe të shtunën qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqipërisë duhet të zgjedhin rrugë alternative Elbasanin, ata nga veriu Paskuqanin kurse ata nga Durrësi e Kavaja të zgjedhin rrugën dytësore Durrës-Tiranë dhe Ndroqit.

Ndërkohë më vonë do të ketë edhe direktiva për rrugët e kryeqytetit, teksa disa ditë më parë është premtuar nga Balluku dhe Rama se loti i 3 i Unazës do të hapet më 15 mars të këtij viti.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Nisur nga zgjerimi i hartës së punimeve tek ish sheshi “Shqiponja”, dhe përgjatë unazës së re, punime të cilat po zhvillohen njëkohësisht në të tre lotët e projektit të ri si nën nivelin e rrugës ashtu edhe në rrugë, kanë rritur ndjeshëm ngarkesën e trafikut në të gjitha rrugët që të çojnë drejt ish sheshit “Shqiponja” si në hyrje ashtu edhe në dalje të kryeqytetit, duke vështirësuar shumë trafikun në tërësi dhe veçanërisht mjetet e emergjencave mjekësore.

Me qëllim lehtësimin e lëvizjes për të gjithë përdoruesit e rrugës, në raport me hapësirën dhe infrastrukturën rrugore në zonën e kantierit të ndërtimit, e cila ditë pas dite, ngushtohet për shkak të punimeve dhe mjeteve të punës, policia rrugore e kryeqytetit, NJOFTON se në ditët me ngarkesën me të madhe të trafikut, si ditën e hënë, ditën e premte dhe ditën e shtunë, qytetarët që udhëtojnë nga jugu i Shqipërisë duhet të zgjedhin si rrugë alternative drejt kryeqytetit Elbasanin, qytetarët që udhëtojnë nga veriu i Shqiperisë drejt kryeqytetit, duhet të zgjedhin si rrugë alternative Paskuqanin nëpërmjet urës së re dhe Bulevardit të ri Zogu i parë, ndërsa qytetarët që udhëtojnë drejt kryeqytetit nga Kavaja dhe Durrësi, duhet të zgjedhin si rrugë alternative rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë dhe anasjelltas përmes Ndroqit.

Lexo edhe :  Ilir Meta mbetet në burg sepse "intimidon dëshmitarët"

Rrugoret e kryeqytetit do informojnë në vazhdimësi për vështirësitë dhe rrugët alternative që sugjerohen si dhe apelojnë  shumë kujdes dhe durim në trafik me qëllim shmangien e sjelljeve agresive që mund të jenë burim për aksidente rrugore si dhe të respektohet detyrimi për t’u dhëne përparësi mjeteve të emergjencave mjekësore.

#PoliciaNëShërbiminTuaj?

#?Udhezimetë??‍♀️

#?Respekto?nëRrugë

Të fundit

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Lajme të tjera

Web TV