Rrezikohej votimi për 700 mijë shqiptarë, gati shtyrja e vlefshmërisë së ID-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Nga Fernada Cenko

Qeveria po bën gati draft vendimin për të shtyrë afatet e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Kur na ndajnë 71 ditë nga mbajtja e ditës së zgjedhjeve qeveria Rama edhe me darkordësinë e palëve politike do të marrë vendimin për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit. Janë rreth 700 mijë qytetarë të cilët nuk mund të votojnë për shkak të skadencës së afatit të kartës së tyre. Që kjo përkthehet në 700 mijë votues.

Asnjë forcë politike në vend nuk i intereson që 700 mijë votues të mos marrin pjesë në procesin e votimit. Ndaj dakordësia në miratimin e vendimit nga Këshilli i Ministrave do të jetë i mirëpritur nga të gjitha forcat politike që do të garojnë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 25 prill të këtij viti. Qeveria është shtyrë për të marrë këtë vendim edhe nga fakti se shumë pak qytetarë po aplikojnë për tu pajisur me mjet identifikimi të ri. Kjo do të kthehet në një mbingarkesë nëse në ditët e fundit do të shkojnë të aplikojnë të gjithë ata që do të rinovojnë kartat e identitetit.

Shtyrja e afatet që nuk dihet akoma sa do e ketë vlefshmërinë do të shmangë edhe ngarkesën nëpër institucionet kyçe që bëjnë të mundur marrjen e ID-së së re si dhe në portalin e E-albania. Ndaj, duke vënë re edhe neglizhencën për të aplikuar pritet që të shtyhet afati deri pas zgjedhjeve të 25 prillit, për ti dhënë mundësi gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në votime.

Alarmi i KQZ dhe ambasadorëve

Ditë më parë, Komisioni Qendror Zgjedhor ka ngritur alarmin duke i bërë thirrje qytetarëve të të aplikojnë për tu pajisur më kartë të re identiteti. KQZ u bëri thirrje qytetarëve që të nxitojnë për ta kryer këtë proces, pasi në javët e fundit mund të ketë mbingarkesë në aplikime. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paralajmëroi se personat të cilëve u ka skaduar karta apo pasaporta, nuk mund të votojnë. Shqetësimin për skadencën e kartës së identitet duke humbur mundësinë për të votuar është ngritur edhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca.

Lexo edhe :  Media polake: Shqipëria, destinacioni perfekt për pushime në 2024

“Rinovimi i shumë dokumenteve biometrike është sfidë e madhe. Ne i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të rinovojnë me urgjencë kartat e identitetit përpara ditës së zgjedhjeve”, thotë Soreca. Po ashtu kryediplomatja Yuri Kim dha mesazhin për qytetarët shqiptarë që të nxitonin të pajiseshin me karta identitet. “Është shumë urgjente që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të marrin karta të reja identiteti në mënyrë që të mund të marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi, mos prisni derisa të jetë tepër vonë. Merrni letërnjoftim të ri tani,  në mënyrë që të mund të votoni, më 25 prill”, shkruan Kim.

Shtyrja e afateve në kohë pandemie

Precedenti paraardhës ndodhi kur filloi pandemia në vendin tonë, shqetësimi që kishin qytetarët ishte rinovimi i kartave të identitetit për të përfunduar çdo punë që kërkonte mjet identifikimi. Pra, një numër i konsiderueshëm qytetarësh nuk mund të merrnin dot shërbime pasi ID-të e tyre kanë skaduar. Po ashtu as mund t’i rinovonin pasi në planin e masave zyrat e ALEAT për karta e pasaporta ishin të mbyllura. Përballë këtij shqetësimi të qytetarëve Ministria e Brendshme përgatiti draftin për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për kartat e identitetit të skaduara, që iu kish mbaruar afati në atë periudhë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar asnjëherë gjatë kësaj kohe për kartat e identitetit dhe as ju ka bërë thirrje qytetarëve për tu pajisur me to. Po ashtu as Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë reaguar për të aplikuar për karta të reja. Që e gjitha kjo i ka dhënë një arsye qeverisë por edhe subjekteve politike që të mirëpresin një vendim për shtyrjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

 

 

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV