Shantazhi me video intime/ Ja si po kërcënohen vajzat nga 15 deri në 25 vjeçe në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti 2021 ka nisur me një rritje të fenomenit të gjobvënieve. Vetëm në një muaj e gjysmë, në Gjykatën e Tiranës kanë përfunduar 12 persona. Ndërsa numri i denoncimeve ka qenë edhe më i lartë.

Vetëm këto dy muaj shifrat për këtë vepër penale arrijnë pothuajse sa totali i vitit të kaluar. Në 2020-ën, në gjykatë u proceduan 14 persona, nga të cilët 10 prej tyre u hetuan me masë sigurie “arrest në burg”. Pjesa tjetër me masë më të butë sigurie, për shkak të moshës së mitur. Ndërsa në vitin 2019, qarku i Tiranës ka pasur vetëm 2 persona të proceduar për gjobvënie. Kryesisht, viktima të këtij krimi janë femrat të moshës nga 15 deri në 25 vjeçe.

Në pjesën më të madhe të rasteve, shkruan hetimet kanë zbuluar se autorët u kanë kërkuar shuma të ndryshme parash për të mos publikuar video intime.

Rasti më i fundit ishte ai i një 24 vjeçari nga Tirana, i arrestuar këtë të hënë nga efektivë të komisariatit numër 2. I riu ishte denoncuar nga ish e dashura. Nëpërmjet shantazhit me video intime ai i kishte kërkuar shumën prej 5 mijë eurosh për të mos e publikuar atë. Në dëshminë e saj, vajza ka treguar se muaj më parë i kishte dhënë atij 3 mijë euro, ndërsa kërcënimet kishin vijuar edhe gjatë ditëve të fundit./Abc

Të fundit

Shkaktuan zjarret në Lukovë dhe Tragjas, arrestohet 1 person

Policia e Vlorës ka arrestuar 1 person dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht...

Zjarri në fshatin Xath, kryebashkiaku: Ministrit i kam çuar mesazh, por…

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri, është shprehur për Report Tv se banesat në fshatin Xath rrezikohen seriozisht nga flakët masive që po përhapen...

Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail...

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për të arritur një marrëveshje për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Lajme të tjera

Web TV