Arrestohet dhunuesi i gjyqtarit në Delvinë, pas afro dy muajsh, Policia ndalon 30-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas afro dy muajsh, Policia ndalon 30-vjeçarin që goditi anësorin Pulaj. Njeriu që me gjestin e tij i kushtoi skuadrës së qytetit të tij, Delvinës, ndëshkimin me luajtjen në fushë asnjanëse të gjithë pjesës së mbetur të sezonit të Kategorisë së Dytë, ka rënë më në fund në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. H., 30 vjeç, banues në Delvinë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditje e sportistit, trajnerit, gjyqtarit” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 19.12.2020, gjatë ndeshjes së futbollit, Delvina-Albpetrol, të zhvilluar në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej ndihmësve të gjyqtarit kryesor të takimit. Si pasojë gjyqtari anësor, Elvis Pulaj, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale. Për këtë veprim të tij, Komisioni i Disiplinës “syrgjynos” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit i ka kushtuar Delvinës humbjen në tavolinë dhe gjithë sezonin larg “shtëpisë”, pasi ndeshjet e mbetura të sezonit 2020-2021 të Grupi B të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar Kombëtar të Futbollit do t’i luajë në fushë asnjanëse.

Të fundit

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare,...

“Do t’i shpartallojmë partitë e vjetra”/ Osmani: E kuptoj stuhinë para se të nisë!

Kreshnik Osmani nga “Lëvizja Atdheu” u shpreh optimist në Off the Record se partitë e vjetra do të  shpartallohen në zgjedhjet e reja që...

“Nuk e doja, por nuk kisha zgjidhje!” Suzana Guxholli tregon zhgënjimin që i dha forcë

E ftuar në studion e “Rudina” pasditen e kësaj të shtune në Tv Klan, Suzana Guxholli rrëfeu pak për karrierën  e saj. Ajo ndau...

Shqiptarët tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët/ Po na “ndajnë” nga prindërit

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare. Protesta u mbajt më 31 janar, në orën...

A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

Basir Çollaku e sheh si propagandë Task Forcën që u prezantua nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për të hetuar krimet zgjedhore në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV