“Dy vjet pa krijuar asnjë çift real”, ish-konkurrenti i “PërPuthen” sulmon Olsa Muhametin (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së dielës në pjesën e parë të “Përputhen Prime“ kanë qënë të ftuar disa nga konkurrentët e “Përputhen 1“ si Antoneta, Ina, Geri dhe Eno. Ata ishin përballë konkurrentëve të larguar nga “Përputhen 2“ Anës, Fjorelës, Shqipes, Gracianos dhe Fatjonit.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë ish konkurrenti i “Përputhen 1“ Alban Dyrmishi, një prej djemve që pati disa herë debate derisa u largua.

Ai ka publikuar disa foto nga “Përputhen Prime“ dhe përbri tyre shkruan:

“Vazhdon shfaqja e shëmtuar e Përputhen duke gënjyer akoma e akoma e akoma edhe pse kanë kaluar vite duket gënjeshtra që rrjedh në vena nuk e heq dot kollaj. Më bojkotojnë mua që gënjejnë rehat.”

Pas kësaj një ndjekës i shkruan Albanit se pse Olsa, autorja e programit nuk e ka ftuar dhe ai shkruan: “Olsa fton njerëz që i ngjajnë Olses!”.

Me tej ai ka bërë një tjetër postim ku ka thënë:

“Dy vjet pa krijuar asnje cift real. Hi syve publikut ne Perputhen 1, hy syve ne Perputhen 2 dhe vazhdojne e flasin per suksesin e ketij emisioni? Ky emision eshte skenar i paster ( ndahet ne njerez me karakter qe i thone jo skenarit dhe ngelen ne hije dhe njerez pa karakter qe i thone po perfitimeve individuale.) Dhe e dine te gjithe vetem se askush s’ka deshire te prishe marredheniet me njerezit dhe te flase i pari. Suksesi i vetem jane reklamat dhe perfitimet individuale ne kurriz te nje publiku idiot qe i pasuron pa e kuptuar duke i sterndjekur ne rrjetet sociale. Shihini, kenaquni po hiqjani follow, nje follow i juaj perkthehet ne leke duke mashtruar per ata”.

Ka qënë shumë i revoltuar Albani në postimet e tij kundrejt emisionit dhe veçanërisht autores Olsa Muhameti.

Lexo edhe :  Rozana Radi e "nxehur" me Besa Kokëdhimën: Ndërroi këngën pa më pyetur

Të fundit

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës është plagosur me armë zjarri. Shkaqet...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV