In memorium/ Andon Qesari, ikja e heshtur e mjeshtrit të skenës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

-“Zotat nuk duan që unë të ta fal lirinë. Unë tani po iki e dashur dhe po shkoj tek nxënësit e mij në klasë. Më puth Klea”.

Batutat e realizuara prej tij me mjeshtëri mbahen mend mirë, jo vetëm në skenën e teatrit por edhe në kinematografi:

-“Zoti komandant. Ky spurdhjaku këtu thotë se ky kalë është për zotërinë tuaj”.

Ai është Andon Qesari, herë në rolin e një filozofi në antikitet e herë në rolin e një ballisti gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe po aq batutat e tij mbahen mend gjatë episodit kur ai mbante veshur kostumin elegant të oficerit të kuesturës fashiste:

– “Bëhu i arsyeshëm djalosh. Je i ri. U gabove. Ja ta falëm. Por duhet të pohosh se kishe një minë”…

…Vdekja e tij kaloi në heshtje. Nuk ishte vetëm heshtje pandemike. Ishte një heshtje që mbytej prej zhurmës së tallavasë. Dhe kjo nuk është shenjë e mirë hiç. Sepse një artist, i cili e kalon përmasën e të zakonshmes dhe futet në një tjetër dimension, duhet të nderohet në të gjallë dhe në vdekjen e tij.

Lajmi

Andon Qesari u nda nga jeta të shtunën e 13 shkurtit 2021. Ishte 78 vjeç dhe prej kohësh nuk ishte parë në ambientet artistike dhe as në ato të miqve. Zyrtarisht lajmin e bëri të ditur djali i tij, Edon Qesari, i cili në rrjetet sociale bënte të njohur: “Të dashur miq e të njohur. Sot në mëngjes, pas një sëmundjeje të gjatë, e cila e kishte rënduar dhe sfilitur shumë në vitin e fundit, i dashuri babai im Andon Qesari u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare. Dashuria e tij e pamat për ne, familjarët dhe njerëzit e tij të afërt, përpjekjet për të na dhënë një jetë me dinjitet dhe begati, pasioni i vyer artistik që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe shënoi një karrierë të paharrueshme në teatrin shqiptar dhe studimin e artit, humori i hollë që e spikaste, janë trashëgimia më i çmuar që na la. Të dua Ba’ dhe mirupafshim në një jetë më të mirë...”

Por atë ditë,-  çuditërisht në fakt, – rrjetet sociale ishin të zëna. Sepse anë e mbanë vendit po ndodhnin gjëra më të rëndësishme se kaq. Ca njerëz prisnin të binte bora në Tiranë. Sepse bora është një gjë shumë e rrallë në kryeqytetin e shqiptarëve. Dhe rënia e saj krijon një ilaritet foshnjarak. Ca të tjerë po shkërmoqnin deklaratat politike të krerëve me qëllim që t’i nxirrnin fundit kundërshtarit. Sepse flitej për çështje lekësh, buxhete të shqyera, probleme matematike me rezultate të gabuara e gjumë të thelluar mbi minder. Për më shumë se kaq, të nesërmen, akoma më keq, veç borës që kishte mbuluar pemët, çatitë dhe kofanot e makinave, u shfaq Shën Valentini. Dhe Shën Valentini është një festë e programuar, jo si vdekja që vjen pa paralajmërim. Ndaj rrjeti u mbush me gjithfarë fotosh ku Tirana e mbuluar nga smogu, këtë herë kishte gdhirë e bardhë dhe e vetëpastruar. Ndaj për Andon Qesarin, dhe ikjen e tij të pakthyeshme, mbeti më pak vend.

Lexo edhe :  Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para

In memoriam

Ai ishte një aktor i shkëlqyer i plejadës së artë të aktorëve shqiptar, regjisor e pedagog gjithashtu. Një nga emblemat e skenës dhe ekranit. Mjafton të themi se emri i Andon Qesarit është i lidhur ngushtë me komedinë e famshme “Pallati 176” si një bashkëregjisor i saj, dhe kujtdo prej nesh do të na shkonte buza vesh më vesh, e do të mendoheshim ca më thellë rreth aktivitetit të tij artistik. Dhe Andon Qesari ishte nga ata që kishte një aktivitet fort të pasur, në të tre dimensionet e tij artistike.

Një nga studentet e tij të dikurshme, sot një regjisore jo pak e njohur, Elma Dorezi, në “in memoriam” në i bën mësuesit të saj të dikurshëm shkruan:

– “Sa jemi zënë në akademi o profesor, po aq dhe jemi përqafuar në rrugëtimin tim . ‘Gjetjaaa. Nëse nuk ka gjetje nuk ka shfaqje. Vënie në skenë mund ta bej dhe një student i gjuhëve të huaja. Atmosfera. ‘ Etj, etj, etj… Sa herë na i përsërisje. Sa here na tregoje shembuj”.

Dhe kaq duhet për të treguar se si reagonte një shpirt rebel si i Andon Qesarit, teksa mundohej të jepte më të mirën për ata të rinj që aspironin skenën.

Karriera

Në jetëshkrimin e tij të shkurtër thuhet se: Andon Qesari, lindi në Qeparo më 27 qershor 1942. Më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.

Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”, Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku”, Kapuleti “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj.

Por ai ishte i suksesshëm edhe si regjisor, e sidomos në pjesët: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj.

Në kinematografi mbahet mend në të paktën 16 filma: tek “Sekretet”, “Tingujt e harresës”, “Dashuria e fundit”, “Stolat në park”, “Tela për violinë” etj.

Ndërkohë Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në një nga njoftimet e tij ka bërë të njohur se Prof. i assoc. Andon Qesari, falë bashkëpunimit me AQSHF, ka botuar dhe librin: “Unë, Ti dhe Teatri, teatri dje, sot dhe nesër”.

Andon Qesari  është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Gjithashtu ai dhe mbante dhe urdhrin “Mjeshtri i madh”  akorduar nga Presidenti i Republikës.

Të fundit

Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave...

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Policia e...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në...

Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga...

Lajme të tjera

Web TV