Misteri që s’merr përgjigje/ I dyshuari për rrëmbimin e 3-vjeçares hetohet në një dokumentar të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2007, 3-vjeçarja Madeleine McCann u zhduk nga shtëpia e pushimeve ku ndodhej në Portugali, dhe nga ajo kohë nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj. Në qershor të vitit 2020, një person u dyshua si i përfshirë në këtë ngjarje. Të quajturit Christian Brueckner mediat gjermane iu referuan si ‘Christian B’. Në dhjetor të vitit të kaluar, u raportua se policia ishte e bindur se Christian B do të akuzohej për zhdukjen e saj, përveç tre krimeve të tjera seksuale që ndodhën në të njëjtin vend.

Tani mësohet se për të hetohet në një dokumentar të ri me tre pjesë, i cili eksploron kush është dhe si mund të ishte i lidhur me çështjen e bujshme.

Rasti i zhdukjes së të miturës u kthye në vëmendje të drejtësisë edhe pas publikimit të dokumentarit në Netflix “The Disappearance of Madeleine McCann”, që tregon ngjarjen e natës kur ndodhi rrëmbimi i së miturës, dyshimet dhe detaje që deri në 2020-n nuk kishin çuar në asnjë pistë.

I dyshuari aktualisht po vuan një dënim me burg në Gjermani për përdhunimin e një gruaje 72-vjeçare në Praia da Luz, në rajonin Algarve të Portugalisë ku Madeleine u zhduk. “Prime Suspect: The Madeleine McCann Case” e cila po shfaqet në Discovery Plus, është një dokumentar që tregohet në tre pjesë.

Ai përfshin intervista me persona të lidhur ngushtë me Christian B, përfshirë miqtë e të dyshuarit dhe një ish-të dashur. Për më tepër, personat kryesorë të përfshirë në çështje, si avokatin e të dyshuarit, ish-hetuesi kryesor që ka punuar në rast dhe prokurorin gjerman që ndajnë pikëpamjet e tyre mbi përfshirjen e mundshme të Christian B në rrëmbimin e Madeleine. Megjithëse Christian B u shpall i dyshuari kryesor në këtë çështje tetë muaj më parë, ka disa që besojnë se policia nuk ka prova për ta akuzuar për krimin.

Dokumentari eksploron sesi policia gjermane doli në vendimin për ta shpallur atë si një të dyshuar të ri në këtë rast, autoritetet gjermane gjithashtu pretenduan vitin e kaluar të kishin prova se Madeleine ka vdekur.

Seriali me tre pjesë do të shqyrtojë gjithashtu nëse Christian B mund të jetë parë afër vendit të krimit në kohën e zhdukjes së Madeleine. Në një mesazh të publikuar në fillimin e vitit 2021, prindërit e Madeleine, Kate dhe Gerry McCann, u zotuan të vazhdonin të kërkonin për vajzën e tyre me ‘shpresë, energji dhe vendosmëri’.

Madeleine u zhduk nga vila e pushimeve në rajonin Algarve të Portugalisë më 3 maj 2007, ajo ishte në dhomë duke fjetur me vëllain dhe motrën më të vogël, ndërsa prindërit po darkonin në restorantin e resortit. Megjithëse prej vitesh është spekuluar shumë për fatin e Madeleine, deri më sot, njerëzit pretendojnë se e kanë parë atë në vende në të gjithë botën, por ende nuk ka përgjigje konkrete.

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV