1,500 lisa shekullorë do të priten për rindërtimin e Katedrales “Notre Dame”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Francë, autoritetet po kërkojnë 1,500 pemë të lashta, midis 150 dhe 200 vjet të vjetra, e barasvlefshme me 2,000 metra katrorë pyll, për të rindërtuar majën e Notre Dame e cila u shkatërrua nga flakët në 15 prill 2019.

Qëllimi është të rikrijojnë një strukturë të re dhe një spiral të ri në 96 metra, identik me atë të ndërtuar në 1859 nga arkitekti Euge’ne Viollet-le-Duc.

Në verë Macron siguroi që spiralja do të rindërtohet saktësisht siç ishte. Që duhet të marrë deri në një mijë lisa shekullorë, midis 150 dhe 200 vjeçarë. Pemët duhet të jenë të drejtë, 50-90 cm në diametër dhe në mes të 8 dhe 14 metra të lartë.

Lisat duhet të priten në fund të marsit, domethënë, para se të rritet lëngu, për të parandaluar që druri të jetë shumë i lagësht. Para se të shndërrohen në trarë, ata do të lihen të thahen deri në 18 muaj.

“Është një trashëgimi e lashtë pyjore, jo pemë 20-vjeçare, por shumë e vjetër, duke përfshirë plantacione të porositura nga ish-mbretërit për të ndërtuar anije dhe për të siguruar madhësinë e flotës franceze”, i tha Zëvendës Drejtori i Zyrës Kombëtare të Pyjeve (Onf).

“Përveç që lëmë pemë të tjera në këmbë për një kohë të gjatë, ne po mbjellim edhe pemë të reja në mënyrë që brezat e ardhshëm të krijojnë veprat e tyre të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Të fundit

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Lajme të tjera

Web TV