68-vjeçari përplaset për vdekje në Mirditë, arrestohet shoferi (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident me pasojë vdekjen e një 68-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bungaj në Mirditë. Mark Gjeta është përplasur nga një automjet tip “Benz ” me drejtues Mhill Gega, 60 vjeç.

Ky i fundit është shoqëruar nga shërbimet e policisë së Mirditës për veprime të mëtejshme.

“Mirditë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M.G.,60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga sherbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M.G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Të fundit

Gjendet parcela me kanabis në Has, procedohet kryeplaku

Vijon operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, i koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe...

Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa...

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët. Nga pamjet nga vendngjarja, duket se pranë tij kanë...

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më jetike. Tre vite më parë, kur...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Lajme të tjera

Web TV