“Është e vështirë kur gjërat duhet t’i mbash për vete”/ Ronela Hajati rrëfen periudhën e errët që ka kaluar së fundmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa kohësh Ronela Hajati nuk është më aktive në muzikë e as në rrjetet sociale, siç ka qenë më parë. Këngëtarja duket se ka marrë një kohë pauze për të reflektuar, pas një periudhe të vështirë për të. Përmes një Instagram Story, ajo ka folur rreth këtyre muajve që s’kanë qenë aspak të lehtë për të.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista, apo rrjete sociale… Në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete.

2020-a ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… Shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqendruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bën çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (“Rron” – 2021)”, -ka shkruar Ronela.

Në një postim tjetër, ajo ka publikuar gjithashtu disa fjalë që u dedikohen njerëzve që i ka humbur, duke mbishkruar se “gjithçka do të shkojë mirë”.

“Arsyeja e vërtetë pse je i\e mërzitur? Je e rrethuar me njerëz që vijnë dhe ikin. U kushton vëmendje njerëzve që të injorojnë. Gjen kohë për njerëzit që janë ‘shumë të zënë’ për ty. Tregon shumë kujdes për njerëz që nuk duan t’ia dinë kur bëhet fjalë për ty. Lëri këta njerëz të shkojnë.”

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Maj 2025

Nga Paolo Fox Dashi Dita është e favorshme për kontakte dhe marrëveshje. Nga qershori do të jetë e rëndësishme të eliminoni...

29 maj 1453/ Mehmeti II merr Konstandinopojën, Kruja reziston me Gjergj Kastriotin

Nga Leonard Veizi U njoh si “Fatih”, apo Mehmeti Pushtuesi. Ishte ende i ri kur hyri triumfalisht në zemrën e Perandorisë Romake të Lindjes: Konstandinopojë....

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor. Londinezët kanë...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Lajme të tjera

Web TV