Koronavirusi bën që sistemi imunitar të sulmojë vetveten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka konfirmuar se koronavirusi bën që vetë sistemi imunitar i trupit të sulmojë vetveten.

Sistemi imunitar i trupit është përgjegjës për simptomat “afatgjata dhe të çuditshme” mes pacientëve të cilët vuajnë më rëndë Covid-19, thonë shkencëtarët.

Ata thonë se shumica e njerëzve që infektohen me Covid kanë vetëm simptoma të lehta të tilla si dhimbje të muskujve dhe kyçeve, por për disa të tjerë këto simptoma janë më të rënda.

Për shkak të mungesës së studimeve për shkak se virusi ishte i ri, mjekët janë përpjekur të shpjegojnë saktësisht se çfarë i shkakton këto simptoma afatgjata.

Studiuesit në Universitetin Northëestern në Shtetet e Bashkuara kanë përdorur imazhe radiologjike për të identifikuar fajtorin, sistemin tonë imunitar.

Autori i studimit Dr Sëati Deshmukh tha: “Ne kemi kuptuar që virusi Covid mund të stimulojë trupin të sulmojë veten në mënyra të ndryshme, të cilat mund të çojnë në çështje reumatologjike që kërkojnë menaxhim gjatë gjithë jetës”.

Studimet analizuan të dhënat e pacientëve të cilët u paraqitën në Spitalin Memorial Northëestern mes majit dhe dhjetorit të 2020-ës.

Ata morën nga pacientët MRI, skanim CT ose ultratinguj.

Duke parë këto imazhe, studiuesit ishin në gjendje të përcaktojnë origjinën dhe natyrën e simptomave të tyre.

Dr Deshmukh tha: “Shumë pacientë me çrregullime muskulo-skeletore të lidhura me Covid shërohen, por për disa individë, simptomat e tyre bëhen serioze, shqetësojnë thellë pacientin ose ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre, gjë që i çon ata të kërkojnë kujdes mjekësor”.

Skanimet zbuluan inflamacione, nerva të dëmtuara dhe mpiksje gjakut, të shkaktuara nga sistemi imunitar i trupit në përgjigje të virusit, thonë studiuesit.

Lexo edhe :  Dëbimet dhe tarifat, ja programi që Trump dëshiron të zbatojë pas inaugurimit

Dr Deshmukh tha: “Ne mund të shohim ënjtje dhe ndryshime inflamatore të indeve, hematoma ose gangrenë.

Të fundit

5 arsyet pse mosha nuk llogaritet në një marrëdhënie

Ne të gjithë kemi dëgjuar shumë herë gjatë jetës sonë se mosha nuk ka rëndësi, “mosha është vetëm një...

U nominua për çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë! Reagon Ariana Grande

Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor, për interpretimin e saj në filmin Wicked, i...

Në PD ka nisur beteja e brëndshme

Nga ARTUR  AJAZI Lista e deputetëve të rinj, mbetet shkaku kryesor i mërzive dhe qejfmbetjeve në PD. Realisht ka nisur beteja e madhe brënda asaj...

4 mënyra të thjeshta si të rrisni aftësitë e të menduarit

Nëse mendoni se të menduarit është një proces që ndodh në mënyrë ideale tek të gjithë njerëzit, në fakt gaboheni! Neuroshkencëtarja Emily McDonald ka...

Çmimet e banesave, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme të shpejta urbanizimi. Ndërsa çmimet e...

Lajme të tjera

Web TV