Përndiqte dhe shantazhonte 16-vjeçaren, arrestohet i riu në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Kukës ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një vajzë të mitur.

Sipas policisë i riu me iniciale A. K, banues në Kukës e ka ofenduar dhe shantazhuar të renë në rrugë dhe në rrjetet sociale. Ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Përndjekja”.

Njoftimi i plotë:

U denoncua në faqen zyrtare të DVP Kukës, për përndjekje, Policia pas hetimeve të kryera vuri në pranga 22-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, pas njoftimit të marrë në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, nga një shtetase e mitur që denonconte një 22-vjeçar për përndjekje, vlerësuan informacionin dhe filluan menjëherë hetimet.

Si rezultat i hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi A. K, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazhuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Të fundit

Projekti i BE-së në Berat/ Rehabilitim i bregut të lumit Osum dhe Urës së Bilçës

Një projekt-investimi i madh i BE-së është përqendruar në Berat. Në qytetin e gurtë po ndërtohen ura të mirëfillta...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut: Djali im vdes për Shqipërinë, mezi pres të vij dhe unë!

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka pritur përfaqësues të komunitetit shqiptar në Nju Jork, të cilëve u ka lejuar të kryejnë...

Irani kërkon ndihmën e Putin, diplomati iranian mbërrin në Kremlin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi nisi vizitën e tij në Rusi, ku do të takohet me presidentin e vendit, Vladimir Putin, pas...

Lavdia e “SS United States”, transoqeanikut më të shpejtë në historinë detare të botës

Përgatiti: Leonard Veizi Ajo ishte një simbol luksi dhe elegancë edhe pse e ndërtuar me një frymë ushtarake. Për më tepër ishte një simbol i...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV