Kukës/ Doli për gjah dhe u vetëplagos nga pakujdesia, procedohet 41-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Ky shtetas, më datë 09.01.2024, në fshatin Gjinaj, dyshohet se nga pakujdesia është vetëplagosur me armë gjahu çifte, që e kishte me leje, brenda automjetit të tij, me të cilin kishte dalë për gjah, bashkë me 4 shtetas të tjerë.

Shtetasi R. M. është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit R. M., 2 armë gjahu çifte me leje dhe fishekë për këtë lloj arme.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore./E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV