Deputeti Jenisheri: Unë mësues i matematikës, trajner futbolli, kitarist dhe historia e biçikletës sime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeta e Selami Jenisherit nuk është vetëm aktiviteti në parlament si deputet. Ai ka lëvruar disa profesione dhe pasione gjatë jetës së tij. Jenisheri tregon në HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për periudhën e tij si mësues matematike, trajner futbolli si dhe për pasionin për kitarën.

-Çfarë angazhimesh të tjera keni pasur përveç se keni qenë mësues?

-Unë kam marrë të gjithë librat e trajnerit të futbollit dhe kam marrë licencën për trajnier futbolli.

-Në cilin vit kjo?

-Në vitin 1990. U bëra këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Atëherë ishte trajnier një gjerman.

-Cilët futbollista të dëgjuar keni trajnuar ju?

-Ilir Kepën, golashënuesin më të mirë të Shqipërisë, Edi Martinin, Çlirim Basha etj. Përë këtë po shkruaj dhe një libër.

 -Të gjithë deputetët lëvizin me fouristrada luksoze, ju jeni i vetmi që lëvizni me biçikletë. Pse përdorini biçikletë?

-Unë e kam fouristradën gri. Duke udhëtuar me biçikletë unë jam larg trotuareve ku kalojnë njerëz dhe në këtë mënyrë nuk mund të infektohem me Covid-19. E dyta, më bën mirë të lëviz fizikisht. Ajo biçikleta që kam unë e çon shalën në funksion të dëshirës që ke, dhe e ke më të lehtë të ikësh në rast të një problemi që mund të kesh.

-Po pasione të tjera ke?

-Po, kam kitarën.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV