E turpshme/ Autobusi i kosovarëve sulmohet me gurë dhe i thyhen xhamat në 13 vjetorin e pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një autobus me turistë kosovarë është sulmuar me gurë mbrëmjen e djeshme në afërsi të urës së limit, në Berane të Malit të Zi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Raportohet se shoferi i autobusit ka denoncuar rastin në policinë e Rozhajës. Nuk dihet se përse është bërë ky sulm, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës që u festua po dje.

““Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e udhëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.

 

Të fundit

Partiçkat

  Nga ARTUR AJAZI Zgjedhjet e 11 Majit, treguan se krijimi i partiçkave tëreja, ishte fillimi i fundit të atyre që...

Komunistët rusë protestojnë për WhatsApp, qytetarët sfidojnë censurën

Në Novosibirsk, Partia Komuniste ka dalë në rrugë jo për ideologji, por për WhatsApp. Qytetarët rusë janë të zemëruar pasi qeveria ndaloi thirrjet në...

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

Lajme të tjera

Web TV