Humbën babin dhe akuzuan mjeken Qato se nuk i shërbeu, vihen nën hetim dy motrat Lalo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka nisur procedimin penal për dy shtetaset E.L dhe I.L, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen Migena Qato, me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”. 

Motrat Lalo thanë në një intervistë të dy ditëve më parë në Fax news, se babai i tyre ishte lënë pa shërbim në një karrige në spitalin Infektiv, dhe mjekja Qato i kishte gënjyer pasi nuk i kishte kryer asnjë ekzaminim me skaner. Motrat thanë më tej se spitali i kishte penguar që ta transportonin babanë e tyre në një spital jashtë vendit, dhe ai ndërroi jetë pak orë pasi u shtrua në Infektiv, edhe pse gjendja e tij nuk kishte qenë ajo për ta futur në intubim.

Ky është rasti i parë që nga nisja e pandemisë, që familjarë të pacientëve procedohen penalisht për shkak të pretendimeve të tyre për kushtet në spitale. Rastin e Rifat Lalos e komentoi dje dhe kryeministri Edi Rama, i cili edhe më parë se Policia tha se e vërteta nuk ishte ajo që tregonin ”dy vajzat që qanin në gardhin e spitalit babanë e tyre, por ajo që u tha në një deklaratë të orëve të mëvonshme nga ana e QSUT”.

 

 

Të fundit

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Lajme të tjera

Web TV