Legjenda Pele: Kam shkuar me shumë gra, nuk e di sa fëmijë kam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda Pele është i sinqertë, teksa rrëfen në një dokumentar të publikuar në Netflix se nuk e di se sa fëmijë ka. Ish-futbollisti, i konsideruar nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, pranon se ka shkuar më shumë femra dhe një pjesë e marrëdhënieve kanë përfunduar me fëmijë.

“Me shumë sinqeritet e them që kam pasur shumë marrëdhënie, disa prej tyre rezultuan me fëmijë. Kam mësuar për ekzistencën e tyre shumë kohë më vonë”, rrëfen Pele, i cili lë të hapur mundësinë që të ketë edhe të tjerë fëmijë.

Mes fëmijëve që Pele nuk njohu kurrë ishte edhe Sandra Machado, e cila në vitin 2006 vdiq nga kanceri. Dhjetë vite më parë (1996) gjykata e kishte njohur atësinë e saj, pasi Pele kishte shkuar me shërbëtoren e tij, Anisia Machado.

Pesë nga fëmijët e Pele, Kelly (54 vjeç), Edinho (50 vjeç), Jennifer (42 vjeçe) dhe binjakët Joshua e Celeste (24 vjeç), lindën nga dy martesat e para me Rosemeri dos Reis Cholbi dhe Assiria Lemos Seixas. Vajza Flavia lindi më 1968 nga marrëdhënia që Pele kishte me gazetaren Lenita Kurtz.

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV