Nuk e prisnim! Melisa i futet muzikës dhe e ka gati këngën e parë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melisa vendosi më herët që të hiqte dorë përfundimisht nga programi “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë me radhë është ndjerë nën presion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në “Për’puthen”.

“Nuk mbaj dot më”- u shpreh konkurrentja duke veçuar thashethemet e shumta si arsyen kryesore për marrjen e vendimit të saj. Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.

Ajo u largua në një moment delikat, kur prej ditësh në media po qarkullon lajmi se ajo dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku.

Papritur, Melisa bëri edhe ndryshime në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo i ka bërë unfollow të gjithë personat që ndiqte, përfshirë ata të “Për’puthen” dhe ka hequr çdo foto që kishte.

Gjithashtu, Melisa la vetëm një post i cili shkruan “Po vjen së shpejti”, pa dhënë asnjë detaj.

Të gjithë janë bërë kuriozë të mësojnë ç’po gatuan tashmë Melisa pas largimit dhe pritja s’ka zgjatur më shumë!

Ajo i është futur muzikës dhe e ka gati këngën e parë, e cila do të titullohet “U kry”.

Nuk e dimë kur do të publikohet, por Melisa na ka treguar një pjesë të videoklipit dhe duket zjarr! Shikojeni vetë për më tepër!

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV