E kritikuan për koncertin në kohë Covid-i, Fifi u kthehet ndjekësve: Mos më prekni, kam 11 muaj pa punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Fifi është kritikuar nga ndjekësit e saj për koncertin e mbajtur në Kosovë për Ditën e Pavarësisë.

Në një video të saj shihet duke kënduar dhe duke mbajtur koncert ka ngacmuar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke iu drejtuar për t’i thënë se ky ka qenë një veprim i papërgjegjshëm në këtë periudhë pandemie.

Pas komenteve të shumta, Fifi ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje të gjithëve, duke kërkuar që askush mos ta prekë, se ka kohë pa punë.

“Positive vibes njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qënka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, as  kurkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistat. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistave? A i ka ndihmuar ndokush artistat të bëjnë art? Jo, jo. Kështu që zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ishallah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë”, ka thënë Fifi në një pjesë së videos së saj.

Të fundit

“Putinit nuk i intereson paqja”, ministri i jashtëm gjerman ngre alarmin

Sulmet e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës kërkojnë sanksione shtesë nga Perëndimi, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë, Johann...

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik Eric Cantona. Por midis të...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV