KRUJË-Makina e sekretarit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, Igli Kani është djegur gjatë natës. Mjeti tip BMV Seria 1 është djegur në qendër të Krujës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku sipas burimeve zjarrvënia është e qëllimshme, pasi makina është lyer me naftë dhe i është vënë flaka. Zjari është konstatuar nga nëna e sekretarit. Kani ka deklaruar se nuk ka probleme apo konflikte me askënd.