Sherri ka nisur fillimisht mes dy personave, të cilët janë zënë për një vend parkimi, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me qytën e pistoletës.
Ky i fundit mësohet se ka mbetur i plagosur lehtë. Ndërkaq, në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.
Autori është identifikuar, por ende nuk është bërë e mundur kapja e tij nga policia. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur ishte në automjet bashkë me gruan. Policia njofton se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ka dalë nga spitali.
Njoftimi i policisë:
Me datë 19.02.2021, në Bllok, gjatë një konflikti për motive të dobëta, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. M., i cili pas marrjes së mjekimit doli nga spitali. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.